Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Sekrete nga dosja e drejtorëve të arrestuar të Veliajt (faksimilet)

Lapsi.al 31 March 2024
Sekrete nga dosja e drejtorëve të arrestuar të Veliajt

Dosja e kompanisë që burgosi drejtorët e Bashkisë, Taulant Tusha, Marenglen Qato dhe Redi Molla është e mbushur me detaje pikante  që dëshmojnë për një grabitje flagrante ditën për diell. Ajo tregon se si së paku pesë drejtues të afërt me Erion Veliajn Kishin ngritur një kompani "5D" të cilës i jepnin me garë fallco punët publike të kësaj bashkie. Dhe kjo bëhej ditën për diell, në sytë e të gjithëve, pa pikën e gajles se mos pikaseshin. Në një moment një punonjëse e Bashkisë flet me një të njohurin e saj në celular dhe i dërgon një foto duke i thënë: "Ky është hoteli i Lalit" dhe më pas i tregon atij se po i bëhej presion për tu angazhuan në fushatën elektorale në favor të PS-së.

 

E bukura është se të gjithë punonjësit e kompanisë ku pronarë ishin drejtorët e Veliajt e dinin më së miri këtë të fshehtë publike. Në një bisedë mes tyre përgjohen dy vajza duke shkruar me njëra tjetërën se si ka mundësi që Belind Këlliçi që e zbuloi këtë skandal, i paska marrë evsh të gjitha...

 

Në shumë pjesë të vendimit 122 faqësh të gjykatës del qartë se bashkia e Tiranës ka qenë një makineri e stërmadhe e grabitjes së buxhetit të taksave të qytetarëve. Mes viteve 2016 2022 kompania "5D"  e drejtorëve të Veliajt ka dalë fituese në pjesën më të madhe të tenderave ( së paku 13 procedura prokurimi nga Bashkia dhe 10 nga ujesjelles kanalizimi dyshohen si korruptive). Këto të dhëna janë zbuluar pas sekuestrimit të celularëve dhe blloqeve të llogarive të kompanisë "5D". Lapsi.al do të vijojë të botojë pjesë nga kjo dosje e lemertishme.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Vuçiç cakton kryeministrin e ri

Millosh Vuçeviç, që ka mbajtur postin postin e zëvendëskryeministrit të Serbisë dhe ministrit të Mbrojtjes në tetor të vitit 2022, duke qenë jnjëherësh udhëheqë...

12:02

Sekuestrohen mijëra euro në Kakavijë

Kontrollet e detajuara nga shërbimet e Policisë Kufitare, godasin 1 rast të mosdeklarimit të të hollave. Sekuestrohen 11 110 euro, procedohet penalisht 53-vj...

22:20

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI