Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Izraeli bombardon spitalin në Gaza, plagosen 7 gazetarë

Lapsi.al 31 March 2024
Izraeli bombardon spitalin në Gaza, plagosen 7 gazetarë

7 gazetarë, përfshirë dhe njërin që punonte për BBC-në, janë plagosur në një sulm ajror izraelit në oborrin e një spitali në Gaza. BBC raporton se sulmi synonte anëtarët e grupit militant të Xhihadit Islamik. Ushtria izraelite tha se goditi një qendër komanduese të Xhihadit Islamik në mjediset e spitalit al-Aksa në Deir al-Balah. Hamasi dhe stafi mjekësor mohojnë akuzat e Izraelit se militantët përdorin spitalet si baza. Xhihadi Islamik, një aleat i Hamasit, nuk e ka komentuar ende sulmin. Gazetarët ishin mes qindrave njerëzve që janë strehuar në tenda të improvizuara në mjediset e spitalit.

Shumica e gazetarëve të vendosur në ambientet e spitalit janë nga Gaza veriore. Ata vazhdojnë të punojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira, me pak ushqim, ujë ose energji elektrike dhe nën kërcënimin gjithnjë e më të pranishëm të sulmeve izraelite. Shumë prej tyre punojnë duke shitur foto që dokumentojnë jetën brenda dhe përreth spitalit, teksa kujdesen për familjet e tyre të reja që jetojnë me ta brenda tendave. Çadra më afër shpërthimit i përkiste agjencisë turke të lajmeve Anadolu.

“Ata goditën tendën pa asnjë paralajmërim. Ne po qëndronim në tendë si një grup gazetarësh në mënyrë paqësore pa asnjë terrorist në mesin tonë”- tha Ali Hamad, një fotograf për agjencinë e lajmeve Reuters. "Ne po përgatisnim kamerat tona dhe papritmas çadra u godit, gjithçka u errësua dhe u mbulua me mbeturina dhe gurë që fluturonin mbi kokat tona dhe kishte flakë."

Saeed Jaras, një fotograf i pavarur, tha: "Ne jemi gazetarë të paarmatosur dhe nuk kemi të bëjmë me asgjë". Ushtria izraelite tha se "qendra e komandës dhe terroristët u goditën saktësisht, me qëllim minimizimin e dëmit ndaj civilëve të pa përfshirë në zonën e spitalit". Al-Aksa është spitali i fundit që funksionon në Rripin qendror të Gazës.

Sulmet izraelite vranë 77 persona në Gaza në 24 orët e fundit, tha të dielën ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi. Ajo raportoi se 9 persona të tjerë vdiqën në një sulm izraelit në Bani Suhaila pranë qytetit të Khan Younis. Lufta në Gaza filloi pas sulmit të paprecedentë të Hamasit në jug të Izraelit, gjatë të cilit u vranë rreth 1200 njerëz dhe rreth 253 u morën peng. Nga të arrestuarit, rreth 130 mbeten të pagjetur, të paktën 34 prej të cilëve supozohen të vdekur.

Izraeli nisi operacionin e tij hakmarrës, duke thënë se kishte për qëllim shkatërrimin e Hamasit. Që atëherë, 32 782 palestinezë janë vrarë dhe 75 298 janë plagosur, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi. Në fillim të këtij muaji, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin tha se nga të vrarët, më shumë se 25 000 ishin gra dhe fëmijë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI