Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Grupi OTP Feston 5 Vjetorin e tij në Shqipëri!

Lapsi.al 31 March 2024
Grupi OTP Feston 5 Vjetorin e tij në Shqipëri!

Grupi OTP shënoi përvjetorin e tij të pestë nëpërmjet prezencës së Bankës OTP Albania në Shqipëri, duke e kremtuar këtë moment historik përmes një ceremonie të veçantë.

Kjo bankë ka arritur piketa mjaft të rëndësishme në një kohë tepër të shkurtër, të cilat morën vëmendjen e merituar me këtë festë mes miqsh, e organizuar pikërisht në muajin që shënon 5 vjet OTP në Shqipëri nga viti 2019 dhe plot 20 vite aktivitet dhe përvojë bankare në treg, që nga themelimi i saj në vitin 2004.

Arritjet e Bankës OTP Albania në këto pesë vite, e kanë përforcuar statusin e saj si Bankë lider në Shqipëri. Strategjia me synim rritjen në treg, agresiviteti në kredidhënie, inovacioni dhe kultura e shërbimit janë kolonat ku bazohet Banka dhe do jenë edhe në të ardhmen.

Në fjalën hapëse të ceremonisë së 5-vjetorit, Drejtori i Përgjithshëm i Bankës OTP Albania, Z. Bledar Shella u shpreh mes të tjerash se: “Pavarësisht gjithë sfidave që kemi kaluar, fokusi ynë ka qenë gjithmonë ndaj kënaqësisë së klientit, pasi ne kërkojmë të ndërtojmë një marrëdhënie afatgjatë me çdo klient duke reflektuar kështu edhe prezencën dhe strategjinë tonë. Sot Banka OTP Albania është e frymëzuar për të ardhmen duke parë arritjet e këtyre pesë viteve, duke qenë se në këtë periudhë Banka ka dyfishuar numër klientësh, ka rritur ndjeshëm numrin e degëve dhe ka bërë mjaft investime të cilat janë materializuar edhe në Performancën tonë financiare.”

OTP Albania ofron Norma interesi konkurruese dhe është mjaft e hapur për biznes, qoftë klientë Individë edhe Biznes dhe në këtë mënyrë reflekton dhe fleksibilitetin në përshtatje me kërkesat e klientëve për financime. Sot Banka është e dyta në vend për portofolin e kredive për shtëpi dhe prona të paluajtshme.

Aktualisht OTP Albania mundëson rrjetin më të gjerë të ATM-ve dhe prezencë të POS-ve në rritje të vazhdueshme me pajisjet më moderne në treg. Kjo prezencë e shtrirë në të gjithë territorin e vendit, i garanton klientëve të saj të kenë qasje më të lehtë në shërbimet bankare nëpërmjet kanaleve alternative. Platforma Online Banking tashmë është mjaft e pasuruar me funksione të reja dhe përditësimet do vijojnë edhe këtë vit me risi teknologjike.

OTP Albania sot ka 50 degë në të gjithë Shqiperinë dhe ofron shërbim 360 gradë për të gjithë segmentet e klientëve.

I pranishëm për të përcjellë urimin e tij ishte Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Z. Gent Sejko: “OTP Bank duhet falenderuar jo vetëm për interesin që ajo ka patur për të hyrë në tregun bankar prej vitesh, por edhe për iniciativën dhe guximin për ta bërë këtë gjë në një periudhë shumë të vështirë, për cilësinë dhe performancën që ka treguar gjatë këtyre viteve. OTP Albania është bankë me prespektivë të mirë për të performuar dhe për të ndikuar pozitivisht në rritjen e ekonomisë kombëtare .” – u shpreh ai.

Në këtë rrugëtim 5 vjeçar, Banka OTP Albania mbart shkëlqimin dhe markuesit e suksesit të një performance të lartë siç janë dhe çmimet prestigjioze si: “Banka më e mirë në Shqipëri” akorduar nga Euromoney dhe The Banker për katër vite rresht, dhe të përforcuara së fundmi edhe me çmimin “Best Business Banker” nga The Banker.

Banka OTP Albania është pjesë e Grupit Bankar OTP me qendër në Hungari, i cili është një nga grupet bankare lider me rritjen më të shpejtë ndër grupet e rajonit të Evropës Qëndrore dhe Lindore, me pozicionim të shkëlqyer përsa i përket përfitueshmërisë, stabilitetit në kapital dhe likuiditetit.

E ndërsa Banka OTP Albania vazhdon rrugëtimin e saj drejt ekselencës, ajo mbetet e palëkundur në angazhimin për të fuqizuar individët dhe bizneset për të shpalosur potencialin e tyre të plotë dhe për të realizuar aspiratat e tyre. Nën këtë vizion sa historik e po aq strategjik, Banka OTP Albania synon rritjen dhe zhvillimin institucional duke pasur mendësinë e orientimit drejt rritjes dhe zhvillimit të kapitalit njerëzor, që ajo ka në fokus.

Të këshilluara

Vuçiç cakton kryeministrin e ri

Millosh Vuçeviç, që ka mbajtur postin postin e zëvendëskryeministrit të Serbisë dhe ministrit të Mbrojtjes në tetor të vitit 2022, duke qenë jnjëherësh udhëheqë...

12:02

Sekuestrohen mijëra euro në Kakavijë

Kontrollet e detajuara nga shërbimet e Policisë Kufitare, godasin 1 rast të mosdeklarimit të të hollave. Sekuestrohen 11 110 euro, procedohet penalisht 53-vj...

22:20

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI