Flash

Ç’ndodhi me TIMS në Rinas/ Deputeti: Kaos! Policia: E pavërtetë

Lapsi.al 31 March 2024
Ç’ndodhi me TIMS në Rinas/ Deputeti: Kaos! Policia: E

“Skandal! Bie Sistemi TIMS, kaos në Aeroportin "Nënë Tereza", hyrje - daljet e qytetarëve shënohen në "bllok". Kjo është situata në këto momente, 31.03.2024!” Kështu e nis një denoncim në rrjetet sociale deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja duke publikuar edhe një video. Sipas tij, ky sistem ka rënë duke shkaktuar radhë të gjata.

“Sistemi TIMS është një sistem që përdoret për hyrje-daljet , është sistemi që ti je në kufi, jep pasaportën dhe dikush e fut në sistem ku nga ai moment del se ti ke hyrë apo dalë nga Shqipëria.

Në momentin që Sistemi TIMS nuk funksion, policia dhe institucionet e tjera nuk kanë asnjë mundësi që të kenë informacion se kush hyri apo kush doli në kufi.

Vallë të jetë kjo arsyeja e rënies së sistemit? Presim ndonjë status të qeverisë: Është hakeruar sistemi apo duhet të kalonte ndonjë mik i qeverisë?” – shkruan deputeti demokrat në rrjetet sociale.

Pas këtij denoncimi ka reaguar Policia e Shtetit që thotë se pretendimi se në pikën kufitare të Rinasit nuk punon sistemi TIMS është i pavërtetë. Policia e Shtetit nënvizon se sistemi TIMS funksionon normalisht në të gjitha pikat e kalimit kufitar.

“Lajmi i publikuar në rrjetet sociale, se në Rinas ka rënë sistemi TIMS dhe është krijuar kaos, është i pavërtetë. Sistemi TIMS funksionon normalisht në të gjitha pikat e kalimit kufitar dhe në asnjë pikë kalimi nuk është evidentuar asnjë problematikë, përveç fluksit të shtuar të turistëve dhe vizitorëve që hyjnë në vendin tonë”, - njofton Policia e Shtetit.

“Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për t’iu ofruar shërbim sa më cilësor të gjithë qytetarëve në hyrje dhe dalje, në pikat e kalimit kufitar, si dhe ka rritur vigjilencën për kapjen e shtetasve në kërkim, parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare. Lajme të tilla të pavërteta të cilat krijojnë pakënaqësi dhe cenojnë imazhin e punës së Policisë, duhet të konfirmohen nga autoritetet policore”, - deklaron policia.

Sistemi TIMS është vënë shpesh në qendër të vëmendjes dhe deklaratave të politikës. Vitin e kaluar ky sistem u bllokua disa herë për shkak të ndërhyrjes së hakerave iranianë që publikuan edhe të dhëna sensitive online. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI