Flash

Turqia armatoset me F-16, Erdogan do të takohet me Biden në Shtëpinë e Bardhë

Lapsi.al 30 March 2024
Turqia armatoset me F-16, Erdogan do të takohet me Biden në

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të vizitojë Shtetet e Bashkuara më 9 maj. Vizita do të jetë e para e udhëheqësit turk në Shtëpinë e Bardhë nën drejtimin e administratës Biden, citon CNN.

Situata në Gaza dhe bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, si dhe lufta kundër terrorizmit, pritet të jenë tema të bisedimeve.

Erdogan do të përsërisë thirrjen e Turqisë për t'i dhënë fund sulmeve të Izraelit në Gaza dhe për të gjetur një zgjidhje për konfliktin palestinezo-izraelit. Biden dhe Erdogan do të diskutojnë gjithashtu blerjen e avionëve luftarakë F-16 nga Shtetet e Bashkuara.

Vizita e fundit e Erdogan në Shtëpinë e Bardhë ishte në vitin 2019, gjatë së cilës ai u takua me presidentin e atëhershëm të SHBA, Donald Trump në Uashington. Udhëheqësi turk është takuar me Presidentin Joe Biden për herë të fundit në Samitin e NATO-s korrikun e vitit të kaluar.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI