Flash

Kurti: Po bëhen përgatitje që të akuzohet Serbia për krìme lufte dhe gjenocìd

Lapsi.al 30 March 2024
Kurti: Po bëhen përgatitje që të akuzohet Serbia për

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zbuluar se po bëhen përgatitje që të akuzohet Serbia si shtet përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

“Ministria e Drejtësisë dhe këshilltarët ligjor edhe ekspertë ndërkombëtarë janë duke i bërë përgatitjet që të akuzohet Serbia si shtet përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid”, tha Kurti.

Më tej, ai tha se këto janë çështje të brendshme dhe në kohën e duhur do të jepen njoftimet e nevojshme.

Në muajin shkurt është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të dokumenteve të para në Institutin për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.

Kurti ka deklaruar asokohe se të gjithë dokumentuesit, hulumtuesit e pavarur, shoqëria civile, ekspertët e jashtëm, media e gazetarë e të gjithë qytetarët kanë institutin që i pret materialet e dëshmitë e mbledhura.

Të këshilluara

Erion Veliaj futet në operim (Detajet)

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është nënshtruar ditën e sotme një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e qeses së tëmthit për gurë. Raportohet...

15:31

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI