Flash

“Radojçiç po trajnon terroristë të tjerë”, Sveçla kritika aleatëve perëndimorë

Lapsi.al 29 March 2024
“Radojçiç po trajnon terroristë të

Në një intervistë për Ditarin e Kosovës në A2 CNN, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla lëshoi kritika ndaj aleatëve perëndimor, për të cilët tha se hezitimi i tyre ndaj Serbisë në disa raste agresioni në veri të Kosovës, i dha krahë Beogradit për të realizuar sulmin në Banjskë.

“Serbia është mësuar që të luajë rolin e viktimës qoftë dhe në rastin e Banjskës. Për mua si dikush që është rrit në Kosovë, por dhe që kam qenë në realitetin politik të saj, sjellja e Serbisë nuk është e befasishme. Befasuese është sjellja e qarqeve të ndryshme në Bashkimin Europian. Sot dëgjova një deklaratë të zv/kryetares së PE e cila shprehte kundërshtinë e saj ndaj qasjes së pabalancuar, të padrejtë të BE, ku struktura ekstremiste të Serbisë sulmuan KFOR. Dhe në vend që Serbia të dënohej, iu vunë sanksione Kosovës. Dhe prandaj ndodhi dhe sulmi i Banjskës, pasi u toleruan disa ngjarje të mëparshme si rrëmbimi i policëve të Kosovës apo sulmet ndaj KFOR në veri. Ishte një sulm serioz 3 pjesëtarë të KFOR humbën gjymtyrët, dihet kush e dhanë urdhrin”, tha Sveçla.

Ministri i Brendshëm shtoi se tashmë partnerët i kanë të gjitha të dhënat për këtë ngjarje të rëndë dhe shtoi se Kosova nuk duhet të bjerë në kurthin e dënimit të vetëm Radoiçiç pasi ai sipas tij urdhërohej direkt nga presidenti Vuçiç. Sveçla shtoi se Milan Radoiçiç është në krye të trajnimit të grupeve terroriste dhe mund të ndërmarrë ndonjë tjetër sulm nëse merr urdhër.

“Dhe për Banjskën i kemi ndarë informatat me partnerët dhe ka hezitim për të mbajtur qëndrim ndaj Serbisë. Nuk duhet të biem në kurthin e dënimit vetëm të Raidoçiç. Ai ka qenë kryetar i një subjekti politik të lidhur drejtpërdrejt me Serbinë. Pastaj është armatosur dhe trajnuar në kazermat e Serbisë. Është financuar nga shteti i Serbisë dhe urdhrat i ka marrë nga Vuçiç. Ai është udhëheqësi i grupeve të trajnimit dhe mund të marrë ndonjë urdhër tjetër nga Vuçiç për të sulmuar”, përfundoi Sveçla.

Të këshilluara

Merr flakë një shtëpi në Tiranë

Një godinë është përfshirë nga flakët ne afërsi të Shkollës së Bashkuar në Tiranë. Paraprakisht dyshohet se ka marrë flakë një banesë private dhe deri tani n...

18:51

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI