Flash

"Ne veprojmë në mënyrë hermetike", kryetarja e Gjykatës Kushtetuese shpjegon akuzat se po mban anën e qeverisë

Lapsi.al 29 March 2024
"Ne veprojmë në mënyrë hermetike", kryetarja e

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës. Gjatë kësaj interviste, ajo është ndalur edhe në vendimin e Gjykatës lidhur me marrëveshjen e Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët që pritet të mbërrijnë në vendin tonë, dhe kritikat e opozitës menjëherë më pas.

Ajo u shpreh se i respektojnë mendimet ndryshe, por vendimet janë e Gjykatës janë me argumente dhe se nuk mund të komentojnë mbi to.

Pjesë nga intervista:

VOA: Opozita e ka kritikuar Gjykatën disa herë se mban anën e qeverisë, siç ishte pakti Rama-Meloni, si u përgjigjeni këtyre kritikave?

Zaçaj: Ne vlerësojmë shumë lirinë e shprehjes dhe të drejtën e fjalës, që është një nga liritë më të rëndësishme në Kushtetutë. Vendimi i gjykatës është ai që jepet dhe ne si gjyqtarë nuk komentojmë përtej saj. Patjetër pas çdo vendimi të gjykatë ka palë që mbeten të pakënaqura, siç ndodh në çdo vendimmarrje tjetër të çdo gjyqësori.

Pjesën e mendimeve ndryshe ne e shohim si vlerë e lirisë së demokracisë në lidhje me zbatimin e të drejtës për t’u shprehur, por përtej saj vendimi i Gjykatës ka argumentet dhe nuk mund të komentojmë. Patjetër që respektojmë mendimin ndryshe, por si një mendim që i takon publikut. Gjykata vepron në mënyrë hermetike, kështu që pjesa tjetër sesi mendon publiku për një vendim gjykate e bazuar në kushtetutë është vetëm një arritje e të drejtës për t’u shprehur.

Të këshilluara

Merr flakë një shtëpi në Tiranë

Një godinë është përfshirë nga flakët ne afërsi të Shkollës së Bashkuar në Tiranë. Paraprakisht dyshohet se ka marrë flakë një banesë private dhe deri tani n...

18:51

Flet Ilir Meta: Si na grabitën selinë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë denoncim në polici në lidhje me rastin ku theksohet se këta persona, kanë grabitur rrjetin e komunikimeve elektronik...

15:32

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI