Flash

Flet Ilir Meta: Si na grabitën selinë

Lapsi.al 29 March 2024
Flet Ilir Meta: Si na grabitën selinë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë denoncim në polici në lidhje me rastin ku theksohet se këta persona, kanë grabitur rrjetin e komunikimeve elektronike, një pajisje DVR (hard disc) si dhe në mënyrë të fshehtë kanë kryer lidhje, dëmtime dhe këputje të linjave kabllore.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Kryetari i Partisë së Lirisë Ilri Meta u shpreh se nuk ka besim se autoritetet do të zgjidhin diçka duke qenë se sipas tij kontrollohen nga Rilindja.

Lexo më tej: Denoncimi/ “Grabitet selia qendrore e Partisë së Lirisë” 

Ai tha se në vijimësi PL ka qenë shënjestër e Rilindjes, duke u përpjekur të korruptojë apo “marrë peng” persona pranë kësaj partie.

Meta u shpreh se momentalisht kanë zgjedhur të ndjekin rrugën ligjore, pasi sipas tij rrugën e tjera janë të lehta.

“Nuk kemi shpresë të madhe sepse janë të kontrolluar nga Rilindja.

Para disa ditësh po prezantoja sekretaren e re të PL dhe kur ishim në lidhje Live, lidhja nuk ekzistonte. Një orë e kaluam duke folur kot. Ishte hera e parë që ndodhte.

Pastaj u zbulua se një kabull ishte këputur me pinca. Dje u konstatua një ndërhyrje që kishte ndodhur në 6 mars, që tregon një ndërhyrje në server.

PL nuk ka patur roje natën prej disa muajsh, këtë nuk e dija.

PL ka qenë target gjithmonë i Rilindjes për të korruptuar apo marrë peng persona rreth meje. Duam të ndjekim rrugën ligjore. Rrugët e tjera i kemi të lehta”, tha ai.

Të këshilluara

Emërohet drejtori i ri i ARRSH

Qeveria ka emëruar Gentian Gjylin në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar, pas arrestimit të Evis Berberit. Gjyli ka mbajtur kompetencat e drejtorit dhe ka dr...

16:00

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI