Flash

Drejtori i arrestuar i Veliajt mori status special për hotel me 5 yje në Durrës

Lapsi.al 29 March 2024
Drejtori i arrestuar i Veliajt mori status special për hotel me 5 yje

Nga Vladimir Karaj

Më 6 tetor 2021, ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro deklaroi mes vendimeve të tjera të qeverisë edhe dhënien e statusit special për ndërtimin e një hoteli me 5 yje në Durrës në favor të kompanisë “Mediterranean Investment Group”.

Kumbaro e prezantoi këtë si një investim 15 milionë eurosh, që ishte sipas saj “vazhdim i strategjisë për turizmin i qeverisë shqiptare për të shtuar investitorët e fuqishëm, por edhe brandet më të fuqishme të turizmit botëror”.

Kompania që përfitoi heqjen e taksave përmes statusit special ishte e lidhur me Redi Mollën – ish drejtori i arrestuar i Ujësjellësit të Tiranës, i cili akuzohet nga SPAK për veprat penale të korrupsionit dhe fshehjes së pasurisë.

“Mediterranean Investment Group” u themelua në shtator të vitit 2020 dhe njëri prej aksionerëve me 24% ishte Selim Molla, babai i ndjerë i Redi Mollës, i cili ia trashëgoi aksionet në birit në shkurt 2024.

Në kohën kur kompania me aksioner babanë e tij mori statusin e veçantë të “Investitorit në strukturë akomoduese me 5 yje, status special”, Molla ishte administrator i Tirana DC, një ndërmarrje me aksionere 100 për qind Bashkinë e Tiranës, të cilën e drejtoi deri në vitin 2023. Më herët ai ka qenë për 5 vjet drejtues i Ujësjell Kanalizime Tiranë nga viti 2016 deri në vitin 2020.

Molla u arrestua të enjten nga SPAK me akuzën e korrupsion me tenderat e Bashkisë së Tiranës dhe ndërmarrjeve nën zotërimin e saj. SPAK e akuzon Mollën sëbashku me zyrtarë të tjerë të bashkisë se favorizuan kompaninë 5D Konstruksion në tendera punësh publike. Kompania është regjistruar në pronësinë e Nestor Muhametllarit, por prokuroria pretendon se ka de fakto zotërues Mollën dhe drejtorin tjetër të Bashkisë së Tiranës, Mariglen Qato.

Kompania 5D Konstruksion u themelua në vitin 2016 me emrin “Igor Elektrik” dhe e ndryshoi më pas emrin në vitin 2019 në V.A.S. Konstruksion dhe në vitin 2021 në 5D Konstruksion.

Të dhënat e bilanceve të kompanisë të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, tregojnë se të ardhurat e saj ishin në masën 2.2 miliardë lekë [rreth 20 milionë euro] për periudhën nga viti 2016 kur u themelua deri në vitin 2022. Nga të dhënat e prokurimeve publike, kompania ka fituar 29 kontrata me vlerë të përgjithshme prej 1.8 miliardë lekësh.

Sipas SPAK hetimet për Mollën dhe personat e tjerë të akuzuar në këtë dosje kanë filluar kryesisht në prill të vitit 2023, ndërsa më pas atyre u është bashkëlidhur edhe një kallëzim penal nga kandidati i opozitës për kryetar i Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet vendore të vitit të kaluar, Belind Këlliçi. Sipas SPAK, Qato dhe Molla e kishin fshehur pronësinë mbi kompaninë 5D Konstruksion përmes ortakëve fiktivë në aktet e regjistrimit. Molla i ka mohuar akuzat në një qëndrim publik duke pretenduar se nuk kishte lidhje me kompaninë dhe se akuzat ishin sulm politik.

Qeveria e kryeministrit Edi Rama është akuzuar shpeshherë se ka favorizuar njerëzit e vet dhe një grup oligarkësh në dhënien e statusit special për ndërtim hotelesh në turizëm apo statusin e investitorit strategjik.

E pyetur nëse kishte favorizuar në dhënien e statusit special kompaninë e lidhur me Mollën, kryeministria nuk ktheu përgjigje deri në publikimin e këtij shkrimi, ndërsa administratori i kompanisë “Mediterranean Investment Group”, Dritan Kadiu tha përmes telefonit se kompania kishte disa aksionerë, por nuk preferoi të komentonte mbi rastin e Mollës pasi “nuk ishte i qartë për rrethanat”./BIRN

Të këshilluara

Merr flakë një shtëpi në Tiranë

Një godinë është përfshirë nga flakët ne afërsi të Shkollës së Bashkuar në Tiranë. Paraprakisht dyshohet se ka marrë flakë një banesë private dhe deri tani n...

18:51

Flet Ilir Meta: Si na grabitën selinë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë denoncim në polici në lidhje me rastin ku theksohet se këta persona, kanë grabitur rrjetin e komunikimeve elektronik...

15:32

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI