Flash

Reduktimi me 20%/ Ulen kuotat e specializimeve në Mjekësi

Lapsi.al 28 March 2024
Reduktimi me 20%/ Ulen kuotat e specializimeve në Mjekësi

Universiteti i Mjekësisë ka reduktuar me rreth 20% kuotat e specializimeve në fushën e mjekësisë, por rënien më të ndjeshme të kuotave e kanë ata që janë të mbuluara nga Ministria e Shëndetësisë, e cila këtë vit nga 140 kuota që kishte vitin e kaluar këtë vit ka kërkuar vetëm 100 kuota. Senati akademik i universitetit të Mjekësisë ka miratuar në total 272 kuota për specializimet afatgjata në fushën e Mjekësisë duke pësuar një ulje me 18% në krahasim me vitin e shkuar, që ishin 330 kuota pranimi.

Por uljen më të ndjeshme të pranimeve e kanë kuotat e mbuluara nga ministria e Shëndetësisë, e cila këtë vit ka kërkuar vetëm 102 specializantë, duke i reduktuar me 27% pranimet në krahasim me vitin e shkuar. Ky reduktim i kuotave tregon se shërbimi shëndetësor publik nuk ka shumë nevojë për mjek specialist. Ndërkohë që vetëm pak muaj më parë qeveria miratoi një ligj për të kushtëzuar qëndrimin e detyrueshëm të studentëve të Mjekësisë në vend për shkak të mungesës së bluzave të bardha.

Kandidatët që garojnë për kuotat e mbuluara të specializimeve nga shteti bëjnë kontratë me ministritë përkatëse, dhe studimet u paguhen nga ministritë, me kushtin që pas specializimeve të punojnë tre vite ku ka nevojë ministria. Sipas vendimit të senatit akademik, nga 37 fusha specializimi, numrin më të lartë të kuotave e kanë specializimet në Mjekësi familje me 30 kuota, më pas vijon mjekësi urgjence si dhe Anestezi –Reanimacion me nga 20 kuota secila. Nevojën më të madhe për mjek specialistë në sektorin publik, ministria e Shëndetësisë e ka pikërisht për këto specializime, mjekësi familje, mjekësi urgjence dhe anestezi reanimator, të cilët përbëjnë mbi 60% të kuotave të mbuluara.

Ndërkohë fushat e tjera të specializimeve që kanë më shumë vende janë kirurgji e përgjithshme dhe padiatri me nga 16 kuota secila, dhe më pas janë fushat kardiologji dhe obstetri-gjinekologjie me nga 10 kuota secila, ndërsa të gjitha fushat e tjera kanë vetëm nga 5 kuota pranimi dhe shumica e tyre janë te kuotat e pambuluara. Tarifa e aplikimi dhe konkurrimit është 5 mijë Lekë. Kandidatët do t’i nënshtrohen testit të informatizuar. Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet me sistemin e 1000 pikëve, nga ku 30% të pikëve i fiton nga nota mesatare dhe 70% të pikëve i marrin nga testi i informatizuar. Kandidatët në bazë të pikëve të fituara bëjnë përzgjedhjen e programit të specializimit. Tarifa vjetore e shkollimit për specializimet afatgjata mbetet e pandryshuar, 115 mijë lekë në vit.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI