Flash

Miliona euro tendera, aferën e njerëzve të Veliajt e denoncoi Belind Këlliçi disa muaj më parë

Lapsi.al 28 March 2024
Miliona euro tendera, aferën e njerëzve të Veliajt e denoncoi

Për arrestimet e sotme të njerëzve të Erion Veliajt, Belind Këlliçi ka bërë disa muaj më parë një denoncim. Ai deklaronte se drejtori në Inspektoriatin e Mbrojtes së Territorit, Mariglen Qato ka punësuar familjarët e tij në disa sektore në Bashkinë e Tiranës, ndaj dhe si pasojë ka përfituar dhjetëra tendera me kompaninë e tij "5D".

Sipas Këlliçit, në qendër të skemës është kompania 5D e zotëruar “de facto” nga Qato, por megjithatë ka marrë leje ndërtimi për disa pallate në Tiranë, si dhe po i investon miliona euro të nxjerra nga ky biznes, në një hotel luksoz në Durrës. Ndërsa më pas ka përmendur me emra, familjarët e Qatos; kunata e tij Elisabeta Cjapi punon si drejtoreshë finance në UKT), kontrollon financat e UKT-së; kunati i tij Taulant Cjapi është punonjës në bashkinë qendrore, ndërsa dhe i vëllai është punonjës në bashkinë qendrore.

"Mariglen Qato përmes të vëllait të tij dhe të afërmve të lidhur drejtpërdrejt me vëllain e tij nga viti 2016 ka hapur një kompani të cilës në fakt i ka ndërruar 3 emrin. Që quhej fillimisht IGOR ELEKTRIK, më pas V.A.S konstruksion dhe tashmë është e famshmja 5D konstruksion, janë 5 drejtorët e bashkisë me të cilën, do të thoni ju çfarë ka problem, ka marrë plot 29 tendera në vlerën 25.16 mln euro pa TVSH. Por nga i ka marrë këto tendera, se nuk është se ka bërë biznes të ndershëm. Këto tendera ky zotëri I ka marrë nga Bashkia e Tiranës, plot 15 të tilla në vlerën 10.5 mln euro. Nga UKT-ja ku ka qenë titullar dhe drejtues dhe ku ka familjarët e tij që drejtojnë financat ka marrë 10 tendera në vlerën 9.5 mln euro. Nga OSHEE ka marrë 3 tendera në vlerën 3.2 pothuaj mln euro dhe nga ARRSH-ja 1 tender në vlerën 1.89 mln euro," tha Këlliçi në atë kohë.

Të këshilluara

Shpërthen në flakë banesa në Patos

Në Patos si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi, një banesë është përfshirë nga flakët. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Detaje nga po...

16:01

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI