Flash

Gjashtë herë brenda tre vitesh, Bullgaria drejt zgjedhjeve të reja

Lapsi.al 28 March 2024
Gjashtë herë brenda tre vitesh, Bullgaria drejt zgjedhjeve të

Bullgaria po përgatitet edhe për një palë zgjedhje të përgjithshme – të gjashtat që nga prilli i vitit 2021 – pasi partia populiste “Ka një popull të tillë” (ITN) më 28 mars refuzoi të formojë Qeverinë. Kjo është partia e tretë që refuzon mandatin qeveritar. Paraprakisht, partia e qendrës së djathtë GERB, dhe ish-partneri i koalicioni, partia properëndimore “Vazhdo Ndryshimin/Bullgaria Demokratike” (CCDB) thanë se nuk mund të formojnë një kabinet qeveritar.

Vendimi i ITN-së i hap rrugën presidentit Rumen Radev, që të caktojë një Qeveri në detyrë dhe të caktojë datën e zgjedhjeve që duhet të mbahen brenda dy muajsh. Bullgaria do të votojë për zgjedhjet e Parlamentit Evropian më 9 qershor, dhe dy palë zgjedhjet mund të mbahen brenda një dite. Megjithatë, data e zgjedhjeve varet nga aftësia e Radevit që të caktojë sa më shpejt një Qeveri në detyrë. Pas zgjedhjeve të mbajtura prillin e vitit të kaluar, Bullgaria kishte një Qeveri të përbashkët të mbështetur nga reformistët e CCDB-së dhe GERB-i. Ata ishin pajtuar për një ekzekutiv 18-mujor dhe që udhëheqja e tij të bëhej përmes rotacionit, përkatësisht fillimisht kryeministër të ishte Nikolay Denkov nga CCDB-ja dhe pas nëntë muajsh, detyrën ta merrte Maria Gabriel nga GERB-i.

Lexo më tej: Biden bën deklaratën e fortë: Putin është kasap 

Denkov dha dorëheqje më 5 mars, pas nëntë muajsh në postin e kryeministrit, dhe ia la udhëheqjen e Qeverisë GERB-it. Por, Gabriel dështoi të formonte një ekzekutiv të ri dhe më 27 mars Denkov po ashtu refuzoi ftesën e Radevit që të tentonte sërish të formonte Qeverinë. Bullgaria është shteti më i varfër nga 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe po përballet me korrupsion të përhapur. Ky vend në Ballkan është i mbërthyer nga paqëndrueshmëria politika që nga protestat e mëdha kundër korrupsionit që u mbajtën në vitin 2020.

Para zgjedhjeve të prillit të kaluar, shteti ishte udhëhequr nga qeveritë në detyrë, që u caktuan nga Radevi në mungesë të një koalicioni të qëndrueshëm të zgjedhur me votë qytetare. Radev tha të enjten se më 30 mars do të nisë konsultimet me kryeministrat potencialë që do të mund të merrnin udhëheqjen e një ekzekutivi në detyrë. Pas ndryshimeve kushtetuese, presidenti mund të zgjedhë mes kryetarit të Asamblesë Kombëtare, guvernatorit apo zëvendësguvernatorit të Bankës Qendrore bullgare, kryetarit apo nënkryetarit të Dhomës së Auditimit, Avokatit të Popullit apo zëvendësit të tij.

Të këshilluara

Sulmi në Moskë: Kush qëndron pas ISIS-K?

Çfarë dihet për grupin terrorist që dyshohet se qëndron pas sulmit në sallën e koncerteve në Moskë? Ka akuza të ndryshme se kush qëndron pas sulmit… Menjëher...

16:45

Ukraina rrëzon 12 dronë rusë

Ukraina tha të martën se ka shkatërruar 12 dronë rusë që kishin në shënjestër disa rajone të Ukrainës, ndërsa Rusia tha se 15 raketa të Ukrainës, që kishin në s...

16:00

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI