Flash

"Bomba" në oborrin e Rilindjes, reagimi që nuk pritej nga Rama

Lapsi.al 28 March 2024
"Bomba" në oborrin e Rilindjes, reagimi që nuk pritej nga

Njerëzit që hanë kumbulla e dardhë pas shpinës së Edi Ramës e Erion Veliajt po shtohen. Së fundi me urdhër të SPAK janë arrestuar disa drejtorë të besuar të kryebashkiakut.

Ndërsa më herët gjatë drekës Gazmend Bardhi denoncoi përfshirjen e Olsi Ramës në grupin kriminal të laboratorit të drogës në Xibrakë.

E pavarësisht këtyre deri më tani nga Edi Rama s’ka asnjë reagim. Shumë nga mediat pranë tij kanë heshtur gjithashtu. Ndërkohë kur “bomba” ka plasur në oborrin e Rilindjes, kryeministri bën një reagim në rrjetin X pa asnjë lidhje me çështjet e ditës.

Duke ripostuar një reagim te Bledi Çuçit, për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar për të luftuar dezinformimin dhe ndërhyrjet e huaja në proceset demokratike në Shqipëri, Edi Rama shkruan shkurt “shumë e rëndësishme të ecim përpara me shpejtësi të plotë”.

Ky nuk është reagimi që pritet nga kryeministri i vendit. E udhës do të ishte që Edi Rama të shpjegojë pse ka kaq shumë arrestime për korrupsion e shpërdorim detyre në oborrin e pushtetit të tij dhe ai bën gjoja sikur nuk di asgjë.

Të thotë gjithashtu se çfarë e lidh vëllain e tij Olsi Rama me dosjen për laboratorin e kokainës në Xibrakë dhe çfarë qëndrimi do të mbajë ai pasi kreu i grupit të PD, Gaz Bardhi, publikoi sot të dhënat e TIMS dhe pjese nga hetimet e prokurorisë që nuk u çuan asnjëherë deri në fund. Për këto duhet të flasë kryeministri! ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI