Flash

Beqaj del nga SPAK: Me avokatin rritëm të shikojmë vetëm 15 fashikuj të dosjes

Lapsi.al 28 March 2024
Beqaj del nga SPAK: Me avokatin rritëm të shikojmë vetëm 15

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, që është marrë i pandehur për dosjen e Sterilizimit, ka dalë më në fund nga ambientet e SPAK.

Beqaj ka qëndruar për disa orë në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme, teksa ka lexuar 700 fashikujt e dosjes së tij.

Kjo, pasi Beqaj nuk ka pranuar që të marrë dosjen që SPAK po e bën gati ta dorëzojë në GJKKO.

Avokati i ish-ministrit deklaroi se pagesa prej 1.2 milionë lekësh është faturë e kripur. Ai shtoi se situata është skandaloze dhe absurde. Në dalje nga SPAK, edhe Beqaj mbrojti deklaratat e avokatit.

“Fatura për ta pasur dosjen me vete është e kripur. Unë dhe avokati pamë vetëm 15 fashikuj të dosjes. Dosja është voluminoze, por ligji lejon vetëm 10 ditë për ta parë. Në vazhdim të të drejtave që kemi, kemi paraqitur memot, kemi bërë kërkesa për veprime shtesë hetimore dhe gjithashtu kemi bërë kërkesë që unë të jap deklarimet e mia dhe të pyetem sërish nga hetuesit”, tha ish-ministri.

Beqaj dhe avokatët e tij do të duhet të njihen me aktet dhe e premtja është dita e fundit kur mund të dorëzojnë pretendimet për hetimet e prokurorisë përpara se dosja të paraqitet në GJKKO, për të nisur hetimet.

Të këshilluara

Shpërthen në flakë banesa në Patos

Në Patos si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi, një banesë është përfshirë nga flakët. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Detaje nga po...

16:01

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI