Flash

Beogradi kërkon shpërbërjen e NATO-s, Vuçiç: Do flas brenda 48 orëve!

Lapsi.al 28 March 2024
Beogradi kërkon shpërbërjen e NATO-s, Vuçiç: Do

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, vazhdon që ta mbajë një mister reagimin e tij për zhvillimet e fundit, ndërsa nuk sqaron as kërcënimet e lëshuara në drejtim të Kosovës.

“Kam parë çdo deklaratë dhe nuk mund të komentoj. Por do të flas brenda 48 orëve”, u shpreh ai duke nënvizuar se Serbinë e presin edhe më shumë ditë të vështira.

Vuçiç reagoi dhe për kundërshtimin e opozitës ndaj planit për investimi të dhëndrit të Trump në ish-zonën ushtarake të bombarduar nga NATO në vitin 1999.

“Ne duhet të ndërtojmë një muze për viktimat, por ata thonë duhet të lëmë gjithçka të paprekur, dhe pse ta lëmë kështu? Që tallja të vazhdojë”, tha Vuçiç.

Kjo vjen në një kohë kur në Beograd u përmbyll ajo që u konsiderua një konferencë me mbi 100 akademikë nga bota, të cilët bashkë me ministrin e mbrojtjes të Serbisë firmosën një deklaratë të rrezikshme.

Në dokument kërkohet shpërbërja e plotë e NATO-s, largimi i të gjitha bazave amerikane nga Europa, bashkë me armët bërthamore, një linjë kjo e ngjashme me atë të Rusisë.

“Bota është në buzë të një humnerë”, lexohet në deklaratë, që në fakt është një tjetër mjet I propagandës ruso-serbe.

Ndërkohë, Beogradi ka pranuar edhe njëherë dështimin për mbajtjen e seancës në këshillin e sigurimit të OKB-së për bombardimet e NATO-s në jugosllavi që ndaluan spastrimin etnik serb në Kosovë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI