Flash

Akuzat ndaj Olsi Ramës/ Lubonja: Operacioni gjerman u dekonspirua, dy prokurorë u graduan

Lapsi.al 28 March 2024
Akuzat ndaj Olsi Ramës/ Lubonja: Operacioni gjerman u dekonspirua, dy

Duke komentuar akuzat e kreut të grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi për lidhjen e Olsi Ramës me laboratorin e kokainës në Xibrakë i zbuluar pak vite më parë, shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja në një lidhje për “Open” në News 24, tha se hetimi ishte i mangët dhe se duhet hetuar edhe prokurorët që nuk e bënë këtë hetim.

“Nuk kam asnjë dyshim që ky është shtet i trafikantëve dhe i drogës dhe lidhjet e politikës me to janë të dukshme. Mjafton të shikosh lejet e ndërtimit. Ka një problem në gjithë këtë. Personi i pa identifikuar cili është? Nëse është kaq e thjeshtë siç thotë Rama që kam pasur miqësi me këto. S’ka problem. Mund të thuhet se aty është filani por ky është jashtë loje. Këtu ka një problem me policinë dhe prokurorinë që është hequr emri i personit të pa identifikuar. Është absurde që t’i identifikosh moshën ekzaktësisht dhe nuk i dinë identitetin.

Kjo është një provë e qartë dhe meqë nuk kundërshtohet dot, Rama thotë kam qenë me të por nuk kam lidhje. Kjo duhet të ishte thënë. E ngatërron punën fakti që operacioni ishte dekonspiruar. Ndërkohë që ishin gjermanët ata që kishin njoftuar dhe ta merr mendja që ndaj një njoftimi gjerman duhet të ishin të kujdesshëm dhe prapë është dekonspiruar dhe ta merr mendja që ky dekonspirim është bërë sepse këtu ka një njeri të rëndësishëm për ta hequr nga lista apo për të mos e hetuar. Të gjitha këto të çojnë te një hetim i mangët që nuk është as i fundit dhe as i pari.

Ashtu si ky gradimi i prokurorëve duhet hetuar. Për më tepër, si gradohen disa prokurorë që kanë bërë një hetim kaq të mangët. Njëri bëhet kryeprokuror dhe tjetri është i SPAK-ut dhe deshën ta bënin kryeskapist dhe të gjitha këto të çojnë te disa mendime që këtu kemi të bëjmë me një prokurori që është në shërbim. Çështja është hapur vetëm për shkak të gjermanëve. Mendoj se kjo nuk është e veçantë. Ky është rregulli në Shqipëri. Nëse SPAK do të hetonte grupet kriminale i ka nëpër ato kullat”, - tha Lubonja. /BW

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI