Flash

37 ndërtime pa leje, dënohen zyrtarët e Bashkisë Lushnje

Lapsi.al 28 March 2024
37 ndërtime pa leje, dënohen zyrtarët e Bashkisë Lushnje

Dymbëdhjetë persona janë shpallur fajtorë pasi akuzohen se lejuan 37 ndërtime të paligjshme për një periudhë 18 mujore në territorin e bashkisë Lushnje, gjatë periudhës janar 2021- mars 2022.

Sipas një njoftimi për shtyp të prokurorisë së Fierit bëhet me dije se dy kryeinspektorë dhe dy inspektorët të IMT-së, dy policë dhe gjashtë persona të tjerë akuzohen për veprat penale "Shpërdorium detyre", Korrupsioni aktiv dhe "Ndërtim i paligjshëm".

Personave tënuar iu hoq e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhe tre vjeçare pas vuajtjes së dënimit.

Gjatë hetimeve është zbuluar dhe dokumentuar edhe një rast korrupsioni, ku janë përfshirë dhe kanë pranuar vlera monetare, dy punonjës policie.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI