Flash

Skandali/ Zhduken dosjet e zyrtarëve të lartë në Europol

Lapsi.al 27 March 2024
Skandali/ Zhduken dosjet e zyrtarëve të lartë në Europol

Një skandal ka prekur agjencinë më të lartë ligjzbatuese në luftën kundër krimit të organizuar, Europol. Disa dosje, të cilat përmbanin informacione personale të drejtuesve të lartë të institucionit, janë zhdukur.

Besohet se zhdukja e dosjeve ka të bëjë me proceset hetimore brenda vetë institucionit me seli në Hagë. Sipas disa burimeve të Politico, disa nga dosjet e zhdukura përfshijnë atë të Drejtoreshës Ekzekutive të Europolit, Catherine De Volle dhe dy prej zëvendësdrejtorëve të saj, Jürgen Ebner dhe Jean-Philippe Lecouffe.

“Më 6 shtator 2023, Drejtoria e Europolit u informua se dosjet personale të disa anëtarëve të stafit të Europolit ishin zhdukur. Kur zyrtarët kontrolluan të gjitha të dhënat e agjencisë, ata zbuluan dosje të humbura. Duke pasur parasysh rolin e Europolit si autoritet i zbatimit të ligjit, zhdukja e dosjeve personale të anëtarëve të stafit përbën një incident serioz të sigurisë dhe shkeljes së të dhënave personale”, lexohet në deklaratën e Europol.

Politico bën me dije se disa nga dosjet e humbura u rishfaqën pasi një qytetar i gjeti ato të hedhura në një vend publik në Hagë dhe i solli në stacionin policor lokal. Nuk do të mësohet kurrë numri i dosjeve të zhdukura dhe as fakti se përse ishin marrë nga brenda institucionit.

Dosjet e burimeve njerëzore mund të përmbajnë informacion në lidhje me aplikimin për punë të zyrtarëve, trajnimin përkatës, datat e lindjes, statusin e martesës, vartësit, adresën aktuale dhe informacione të tjera të rregullta, tha një nga zyrtarët për Politico.

Europol është një nga agjencitë më të mëdha kundër krimit të organizuar të Bashkimit Evropian. Ai koordinon hetimet dhe operacionet kryesore ndërkombëtare me autoritetet kombëtare të policisë dhe partnerët si Interpoli dhe FBI e Shteteve të Bashkuara.

Të këshilluara

Sulmi në Moskë: Kush qëndron pas ISIS-K?

Çfarë dihet për grupin terrorist që dyshohet se qëndron pas sulmit në sallën e koncerteve në Moskë? Ka akuza të ndryshme se kush qëndron pas sulmit… Menjëher...

16:45

Ukraina rrëzon 12 dronë rusë

Ukraina tha të martën se ka shkatërruar 12 dronë rusë që kishin në shënjestër disa rajone të Ukrainës, ndërsa Rusia tha se 15 raketa të Ukrainës, që kishin në s...

16:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI