Flash

Si Tom Hanks/ Historia e 83-vjeçarit italian që jetoi 8 muaj në aeroportin e Bolonjës

Lapsi.al 27 March 2024
Si Tom Hanks/ Historia e 83-vjeçarit italian që jetoi 8 muaj në

Krahasimi me Tom Hanks në filmin “The Terminal” ishte i menjëhershëm, por historia e italianit Arnaldo, i cili qëndroi në aeroportin e Bolonjës për gati 8 muaj, është i ndryshëm nga ai i njeriut pa atdhe që nuk kishte më dokumente të vlefshme për t'u larguar terminali për të shkuar në Nju Jork. Historia e 83-vjeçarit italian që qëndroi në zonën e check in-it të aeroportit “Marconi” nga korriku deri në mars lidhet me vështirësitë e tij ekonomike.

Ish-konsulenti i verërave, nuk mundej më që me pensionin e tij, të paguante qiranë dhe nga Modena u zhvendos në Bolonja. Në muajt e verës ai flinte jashtë aeroportit, por në vjeshtë u zhvendos në zonën e check in-it i ndihmuar me ushqim nga ata që punojnë në aeroport. Stjuardët dhe stjuardesat i sillnin ushqim dhe madje i blenë edhe një thes gjumi.

Ai tashmë është marrë në kujdes nga shërbimet sociale të Komunës së Bolonjës, të cilët e mësuan historinë e tij nga shkrimet e publikuara ditët e fundit në media. Repubblica ishte e para që raportoi rastin e “pasagjerit që nuk ikën”, siç e quan ai veten.

L'hostess che ha aiutato Arnaldo: «Dormiva da mesi in aeroporto. L'ho  adottato e ora ha una casa»- Corriere.it

“Ashtu si çdo person i mirëpritur në raste urgjente, iu ofrua një pritje e menjëhershme, e ndjekur në ditët në vijim nga një intervistë me shërbimin social për të vlerësuar së bashku me të interesuarin mundësinë e një projekti që mund ta qetësojë atë. Arnaldo, me origjinë nga Siçilia, aktualisht ka një rezidencë në Bastiglia në provincën e Modenës, ku ka përfituar shërbime për të pastrehët. Bashkia e Bolonjës po shqyrton mundësinë e vendbanimit dhe se çfarë marrëdhëniesh ka me shërbimet sociale të zonës” – thuhej në një njoftim. Nga Bashkia thonë se nëse çështja do të ishte raportuar më herët do të ishte gjetur më herët një vend për Arnaldon.

Ai nuk është personi i parë që ka jetuar në aeroport për një periudhë të gjatë. Mehran Karimi Nasseri, njeriu historia e të cilit frymëzoi filmin "The Terminal", kaloi 18 vjet duke jetuar në sallën e nisjeve të aeroportit "Charles de Gaulle" në Paris. Në gusht 1988, Nasseri me origjinë iraniane u përpoq të udhëtonte nga Franca në Londër, por ai u refuzua sepse nuk kishte pasaportë. Nasseri tha se letrat e tij ishin vjedhur.

È morto Mehran Karimi Nasseri, l'uomo che visse 18 anni nell'aeroporto di  Parigi e ispirò il film “The Terminal” - Il Post

Ai u kthye në Francë ku u ndalua në aeroport. Pavarësisht disa përpjekjeve për të siguruar dokumentet e tij, Nasseri nuk mundi të largohej nga aeroporti. Ai i kaloi ditët e tij duke shkruar në ditar dhe duke ngrënë McDonald’s. Në vitin 2006, Nasseri u shtrua në spital dhe në mungesë të tij u çmontua vendi ku jetonte në aeroport. Atij iu ofrua strehim në Paris, ku qëndroi deri në vdekjen e tij në 2022.

Gary Peter Austin, një ish-kalorator nga Britania e Madhe, mbeti i bllokuar në Filipine në dhjetor 2013 pasi iu tha se e-Bileta e tij për fluturimin në shtëpi ishte anuluar. Austin nuk kishte para për të blerë një biletë tjetër për në shtëpi.  52-vjeçari kaloi 23 ditë i bllokuar në Aeroportin Ndërkombëtar Ninoy Aquino.

Stranded Briton heads home after 22 days at Naia; kind Filipinos fed him |  Global News

Një pastruese në aeroport i erdhi keq dhe i solli ushqim. Përfundimisht, Ambasada Britanike e ndihmoi të rezervonte një fluturim për në shtëpi.

Një japonez i quajtur Hiroshi Nohara jetoi pothuajse 4 muaj në Aeroportin Ndërkombëtar "Benito Juarez" në Mexico City në 2008. Nohara shpejt u bë një personazh i famshëm vendas. Kompanitë e ushqimit të shpejtë në aeroport i dhanë atij ushqim dhe bluza firmato dhe njerëzit bënin foto me banorin e ri të aeroportit.

Mexico: For Resident of an Airport, a New Place to Stay

Nohara nuk pranoi të tregojë pse qëndroi kaq gjatë në aeroport. Ai nuk kishte asnjë problem me vizën apo dokumentacionin. Në fund të dhjetorit, Nohara u largua nga aeroporti për të qëndruar me një grua që e ftoi atë në apartamentin e saj në Mexico City. Gruaja, e njohur si Oyuki, jetonte vetëm në Mexico City dhe burri i saj punonte në Japoni. Megjithatë, në janar, ai u largua me nxitim nga vendi duke mbajtur 3 qese plastike të mbushura me rroba. Ai nuk dha asnjë shpjegim të mëtejshëm për gazetarët. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI