Flash

Shpjegimi/ Pse qielli u mbulua sot nga një mjagullnajë e çuditshme

Lapsi.al 27 March 2024
Shpjegimi/ Pse qielli u mbulua sot nga një mjagullnajë e

Shumëkush ka parë sot një qiell të mbuluar nga një shtresë e çuditshme gri dhe temperatura tejet të larta për stinën. Sipas specialistëve ato janë të lidhura me një rej të dendur pluhuri dhe grimcash rëre që e kanë origjinën nga Afrika. "Masat e ngrohta nga Afrika kanë sjellë grimca pluhuri me dendësi të madhe duke krijuar mjegullën që patë sot. Kjo ka pasoja mbi shëndetin e njerëzve dhe sjell pasoja edhe në kufizimin e shikimit dhe transportin rrugor dhe ajror", shpjegoi për MCN TV, Anira Gjoni, specialiste në Institutin e Gjeoshkencave. Ajo pohoi se situata do të vazhdojë kështu edhe disa orë por pritet të përmirësohet nesër, për t’u kthyer në normalitet plotësisht të premten.

"Këtë fenomen, edhe ditën e nesërme do ta ndiejmë por do të jetë më i pakët. Ditën e premte e në vijim, do të kemi pastrim të ajrit".

Në githë ronin i sot ashtu edhe nesër kushtet favorizojnë transportin e pluhurit nga Afrika, ndaj atmosfera do të mbetet e përvëluar, ndërsa pas një rënie të lehtë të temperaturave gjatë fundjavës, të dhënat e deritanishme tregojnë se në fillim të javës së ardhshme do të ketë një tjetër ndërhyrje të ngrohtë me rritje temperaturash.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI