Flash

Punimet, si devijohet lëvizja në Unazën e Tiranës

Lapsi.al 27 March 2024
Punimet, si devijohet lëvizja në Unazën e Tiranës

“Duke filluar nga kjo e mërkurë qarkullimi i automjeteve pranë rrethrrotullimit të Terminalit Lindor në Tiranë, për në drejtim të Tiranës ka devijuar”. Automjetet që vinë nga Farka drejt rrethrotullimit të TEG për t’u kthyer djathtas për në Tiranë, nuk janë të detyruar të kalojnë më aty. Ende pa arritur tek rrethrrotullimi, merrni kthesën djathtas, e cila do t’ju nxjerre direkt në Unazë, pranë rrethrrotullimit të Saukut.

“Automjetet që vijnë nga Farka apo pjesa lindore e unazës pa u futur në rreth devijojnë në rampën dalëse për në Tiranë, që është kjo rampa që ne po flasim aktualisht”, tha Gëzim Noni, përgjegjës sektori pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar. Ky devijim i lëvizjes do të jetë i përhershëm dhe do mundësojë lehtësi më të madhe për drejtuesit e mjeteve, të cilët tashmë nuk do të shtojnë trafikun në rrethrrotullimin e TEG-ut.

“Ky devijim përmirëson trafikun. Është një zgjidhje që funksionon shume më mirë. Ato automjete që nuk e kanë të nevojshme të futen në rrethrrotullim për të shkuar në Elbasan, futen në këtë rampë që i themi ne dhe devijon për në Tiranë. Zgjidh problemin se sa më pak automjete që futen në rreth më mirë është që nuk shkakton ngarkesë”, sqaroi Noni.

Nga ana tjetër, automjetet që vijnë nga Sauku, drejt rreth rrotullimit të TEG, tani sipas itinerarit te ri, do të duhet të vazhdojnë në mbikalimin pranë terminalit te juglindjes, pas TEG, për të dale tek rrethrrotullimi. “Këtu jemi te rruga e vjetër që vinte nga Sauku dhe përfundonte në rreth. Kjo do mbyllet dhe do të jetë vetëm për banorët e zonës. Më parë automjetet që futeshin në unazë nga këtu dhe i drejtoheshin rrethrrotullimit ishin burim aksidenti”, shtoi ai.

Në rrugën e vjetër të Saukut janë vendosur blloqe betoni. Pas përfundimit të punimeve ato do të hiqen, ndërkohë që ky segment do të shërbejë vetëm si rrugë dytësore për banorët e zonës, dhe nuk do të mund të futen në unazë nga ky aks. “Këtu jemi në rrugën e bllokuar. Nuk do të mund të përdoret më. Siç e shikoni automjetet i drejtohen mbikalimit dhe kalojnë në pjesën e terminalit, në atë zona ata mund të futen në rrethrrotullim dhe unazë të madhe”, tha ai. ARRSH i kërkon drejtuesve të mjeteve të jenë të kujdesshëm, pasi ende punohet.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI