Flash

Ministri kroat i Mbrojtjes: Do t’i qëndrojmë pranë Kosovës

Lapsi.al 27 March 2024
Ministri kroat i Mbrojtjes: Do t’i qëndrojmë pranë

Kroacia premtoi t’i qëndrojë pranë Kosovës në sfidat e saj të sigurisë. Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anusiç, qëndroi të mërkruën në një vizitë në Prishtinë ku u prit nga homologu i tij kosovar, Ejup Maqedonci.

Ministri Maqedonci deklaroi se Kroacia në vazhdimësi ka mbështetur zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe sigurisë së Kosovës, me theks të veçantë në trajnime dhe shkollime për ushtarakët.

“Prezenca e ushtarakëve kroatë si në KFOR gjithashtu edhe në Ministrinë e Mbrojtjes, është kruciale dhe shumë e rëndësishme për vendin tonë. Prezenca ushtarake kroate në kuadër të KFOR-it ka kontribuar në vazhdimësi në ruajtjen edhe në krijimin e një ambienti stabil dhe të sigurt në Republikën e Kosovës”, tha Maqedonci.

Ministri kroat Anusiç theksoi edhe mbështetjen e vendit të tij për Kosovën në rrugën e integrimeve euroatlantike.

“Jemi të gatshëm që të mbështesim Kosovën dhe të gjithë bashkëpunimin që e kemi bërë deri më tash, e kemi bërë në kuptimin e ndihmës përmes këshilltarëve që janë institucionet tona. Në këtë mënyrë që të lehtësojmë të gjitha përgatitjet për integrim në BE dhe NATO. Të gjitha ato projekte që janë duke ndodhur i mbështesim dhe do të qëndrojmë pranë Republikës së Kosovës”, u shpreh Anusiç.

Të dy ministrat vlerësuan lart bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes.

Të këshilluara

Prokurori Dritan Gripshi shkarkohet nga KPK

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin e prokurorit Dritan Gripshi pasi e gjeti atë me probleme në kriterin e pasurisë. Gripshi i pranishëm në se...

17:14

KPK shkarkon prokurorin Milan Laskaj

Prokurori Milan Laskaj u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkak të problemeve me burimet financiare për një apartament dhe dys...

16:00

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI