Flash

Leku me ngritje rekord kundrejt euros, çfarë duhet të dini

Lapsi.al 27 March 2024
Leku me ngritje rekord kundrejt euros, çfarë duhet të dini

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e sotme. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të mërkurën me 104.63 lekë, në rritje me 1.7 lekë krahasuar me ditën e martë.

Kursi i këmbimit të Euros ka kërcyer brenda një dite në nivelin më të lartë të vitit 2024, ndërsa javën e kaluar shënonte nivelet më të ulëta të këtij viti kalendarik. Një lëvizje kaq e fortë ditore e Euros nuk regjistrohej qysh prej gushtit të vitit të kaluar.

Sipas burimeve nga sektori financiar, rritja e fortë e Euros ka ardhur si rezultat i blerjeve në vlera të mëdha nga subjekte të veçanta, që është e vështirë të identifikohen.

Rritja kaq e madhe e kursit brenda një dite të vetme dëshmon edhe njëherë se tregu valutor në vend është shumë i cekët dhe i brishtë. Ringritje të tilla të forta dhe afatshkurtra të kursit të këmbimit Euro-Lek kanë ndodhur shpesh në dy vitet e fundit.

Luhatshmëria në rritje e kursit gjatë viteve të fundit mund të ketë nxitur më shumë sjellje spekulative nga aktorë të tregut, që në kushtet e një tregu valutor të vogël shkaktojnë amplituda të mëdha afatshkurtra. Megjithatë, eksperienca e viteve të fundit ka treguar se këto momente zgjasin pak dhe kursi u kthehet shpejt tendencave afatgjata.

Si gjithmonë, rritja e fortë e kursit të Euros është reflektuar me përpikmëri edhe në kursin e valutave të tjera. Edhe Dollari Amerikan u rrit me afërsisht 1.6 lekë dhe arriti nivelin më të lartë që prej muajit shkurt, në 96.52 lekë. Paundi Britanik u rrit akoma më shumë, me gati 1.9 lekë dhe arriti në 121.94 lekë, gjithashtu niveli më i lartë që prej mesit të muajit shkurt.

Tendencat e pozicionit të jashtëm të ekonomisë të disponueshme deri tani nuk paralajmërojnë ndonjë zhvendosje organike në rritje të kursit të këmbimit Euro-Lek.

Deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët historike për vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, ky deficit zbriti në vlerën e 191 milionë eurove, në rënie me 78% krahasuar me vitin 2022. Edhe tremujori i fundit 2023 rezultoi me një rënie të ndjeshme të deficitit të llogarisë korrente, në vlerën e 232 milionë eurove, afërsisht sa gjysma e deficitit që ishte shënuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për më tepër, vlera vjetore rekord e investimeve të huaja direkte për 2023, prej gati 1.5 miliardë eurosh, e ka tejkaluar me më shumë se shtatë herë vlerën e deficitit të llogarisë korrente.

Me hyrjen në tremujorin e dytë, është e pritshme që flukset valutore në ekonominë shqiptare të rriten, kryesisht si rezultat i turizmit. Ekspertët mendojnë se në këtë moment është e vështirë të identifikohet ndonjë faktor që mund të sjellë rritje të qëndrueshme të kursit të këmbimit Euro-Lek. Rritja e të mërkurës ka të gjitha tiparet e një paniku që po bëhet i zakonshëm në tregun valutor dhe pason kërkesat e mëdha dhe të përqendruara nga subjekte të veçanta për valutë të huaj./Monitor

Të këshilluara

Jorgo Goro jep dorëheqjen nga burgu

Nga burgu ku e kyçën më shumë për ti dhënë diçka Greqisë se sa ta gozhdonin për një falsifikim dokumentesh, Jorgo Goro jep dorëheqjen si kryebashkiak në detyrë ...

12:52

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI