Flash

Kathimerini: Pasardhëse e Jorgo Goros, një person i afërm i Ramës

Lapsi.al 27 March 2024
Kathimerini: Pasardhëse e Jorgo Goros, një person i afërm i

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro ka dorëzuar sot dorëheqjen me një shkresë nga burgu ku po mbahet. Në lidhje më dorëheqjen e tij mediat greke kanë kthyer edhe një hërë vëmendjen duke i kushtuar një artikull dorëheqjes së Goros.

Kathimerini shkruan se Goro u arrestua pak ditë më parë në Himarë me urdhër të prokurorisë antikorrupsion të SPAK, si i dyshuar për përfshirje në një çështje shitblerje toke.

Në artikull Kathimerini ka përmenduar edhe Fredi Bleri. Denoncime të ngjashme kundër tij kishte nisur edhe nga kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, gjithashtu në paraburgim, i cili gjithashtu ka ngritur padi ndaj tij për një rast konkret ku dyshohet se është i përfshirë biznesmeni, bashkëshorti i një ish-ministries së Ramës.

Procesi i zgjedhjes së kryetarit të bashkisë në Heimarra nga këshilli aktual bashkiak dhe në veçanti nga dy nënkryetarët e bashkisë është planifikuar për më 29 mars.

Si pasardhëse i tij më e mundshme, përmendet nënkryetarja Blerina Balla, bashkëfshatare dhe sipas disa mediave shqiptare e afërme e kryeministrit Edi Rama shkruan më tej media greke.

Në deklaratën e gjatë-dorëheqjen, që i ka dërguar Këshillit Bashkiak, Goro nis një sulm të ashpër ndaj organizatave dhe personave të mërguar në Himarë, pa përmendur emra. Ai flet ndër të tjera për listat e blerjes së votave, bursat, për “injorantët pa skrupuj dhe ideale”, që stafojnë sindikatat e pakicës, “manipulim propagandistik për gjoja shpëtimin e pronave të Heimarës” etj.

Të këshilluara

Jorgo Goro jep dorëheqjen nga burgu

Nga burgu ku e kyçën më shumë për ti dhënë diçka Greqisë se sa ta gozhdonin për një falsifikim dokumentesh, Jorgo Goro jep dorëheqjen si kryebashkiak në detyrë ...

12:52

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI