Flash

Gjykatësi i ndalon Trump të flasë publikisht për gjyqin me aktoren e filmave për të rritur

Lapsi.al 27 March 2024
Gjykatësi i ndalon Trump të flasë publikisht për gjyqin me

Një gjykatës ia ndaloi ish-Presidentit Donald Trump të flasë publikisht për një çështje penale ndaj tij që pritet të fillojë më 15 prill. Zoti Trump e ka të ndaluar të flasë për dëshmitarët, prokurorët, personelin e gjykatës dhe anëtarët e jurisë. Gjyqtari Juan Merchan ka përmendur si argument rastet e mëparshme kur ish-Presidenti ka bërë deklarata publike “kërcënuese, nxitëse apo denigruese” për njerëzit e përfshirë në proceset ligjore me të cilat përballet.

Ky urdhër nuk është ndalimi i parë i këtij lloji. Një vendim i ngjashëm i është dhënë atij edhe për çështjen penale në Uashington ku përballet me akuzën për përpjekjet e dyshuara për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, të cilat ai i humbi.

Avokatët e zotit Trump argumentuan se një urdhër i tillë do të shkelte të drejtën e tij për fjalën e lirë, të garantuar nga Kushtetuta amerikane, duke e lënë atë të pambrojtur, siç thonë ata, ndaj sulmeve nga kundërshtarët politikë për këtë çështje.

Gjyqtari Juan Merchan më 7 mars kishte vendosur që anëtarët e jurisë të mbesin anonimë për publikun, pasi prokurori që ka bërë padinë Alvin Bragg vuri theksin tek e kaluara e zotit Trump i cili është tallur publikisht me anëtarët e jurisë në proceset e tjera.

Rasti i ngritur nga Prokurori Bragg është një nga katër paditë penale me të cilat përballet kandidati republikan për president. Zoti Trump i cilëson të gjitha akuzat si të motivuara politikisht.

Por rasti që ka të bëjë me pagesën për aktoren e filmave pornografik, Stormy Daniels, në këmbim të heshtjes së saj për lidhjen e dyshuar jashtëmartesore me zotin Trump, do të nisë më 15 prill.

Kjo çështjet do të bëhet kështu procesi i parë gjyqësor me të cilin do të përballet ish-Presidenti dhe mund të jetë i vetmi që merr fund para përballjes së zotit Trump me kundërshtarin e tij në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit, Joe Biden.

Ish Presidenti gjithashtu përballet me akuza penale në shtetin e Xhorxhias për përpjekjet e dyshuara të tij për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, dhe akuza penale federale në Florida për marrjen e dokumenteve të ndjeshme të qeverisë pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë më 2021.

Në një çështje civile të ngritur nga Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, një gjykatës i shtetit të Nju Jorkut e gjobiti zotin Trump me 15,000 dollarë vitin e kaluar për shkeljen e dyfishtë të një urdhri kundër të folurit publikisht për personelin e gjykatës.

Zoti Trump po apelon vendimin për çështjen ku u dënua me mbi 454 milionë dollarë për fryrje të vlerave të pronave të familjes së tij për të mashtruar huadhënësit. Më 25 mars, Gjykata e apelit në Nju Jork vendosi të shtyjë ekzekutimin e vendimit të gjobës prej 454 milionë dollarësh ndaj ish-presidentit Donald Trump, nëse ai arrin të depozitojë një garanci prej 175 milionë dollarësh brenda 10 ditëve. /voa

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI