Flash

U godit nga anija e mallrave/ Shembet ura në Baltimore të SHBA-së, të paktën 20 persona të zhdukur

Lapsi.al 26 March 2024
U godit nga anija e mallrave/ Shembet ura në Baltimore të

Një incident i frikshëm u regjistrua në Baltimore, ku një anije ka goditur urën 'Francis Scott Key', duke shembur një pjesë të madhe të strukturës gjigande. Si pasojë e shkatërrimit të urës dhjetëra makina kanë përfunduar në lumë, duke rrezikuar jetën e personave që ndodheshin brenda tyre. Gjithashtu sipas informacioneve të deritanishme, rreth 20 qytetarë dyshohet të jenë mbytur.

Pjesë të mëdha të urës 'Francis Scott Key' në Baltimore, SHBA kanë përfunduar në ujë pasi u goditën nga anija e kontejnerëve Dali me flamurin e Singapor. Para se të përfundonte në ujërat e lumit, pjesë të urës u përfshinë nga flakët. Mjeti lundrues është 300 metra i gjatë dhe kishte destinacion Colombon në Sri Lanka. Të gjithë anëtarët e ekuipazhit, përfshirë dy kapitenet që ishin në bord, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ura e Francis Scott Key, më e madhja në zonën e Baltimores, e ndërtuar në vitin 1977, ishte 2.5 km e gjatë dhe vlerësohet se mbi të kalonin reth 11.5 milionë automjete në vit me një kosto ndërtimi prej 110 milionë dollarësh.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI