Flash

Nisma Thurje çon në SPAK Portin e Vlorës

Lapsi.al 26 March 2024
Nisma Thurje çon në SPAK Portin e Vlorës

Nisma Thurje, ka kallëzuar në Prokurorinë e SPAK ministrat e infrastrukturës dhe financave, për proçedurën e dhënies me konçesion të portit të Vlorës dhe dhënien e truallit prej 57 mijë metra katrorë me qira 1 euro për kompleks rezidencial.

Pano Soko nga Nisma Thurje ngriti dyshime se procedurat e dhënies së konçesionit për portin nga ana e ministris infrastrukturës dhe energjisë, si dhe dhënia e 57 mijë metra katrorë truall në pronësi publike janë bërë në kundërshtim me ligjin, duke shkelur barazinë në tendera dhe ka dëmtuar interesat e shtetit. Ai gjithashtu u shpreh se ministria e financave përmes veprimeve dhe mosveprimeve të saj ka lejuar ndryshimin e aksionerëve që kanë fituar tenderin, duke ngritur dyshimet mbi një skemë me përfitues të fshehtë, ku disa kompani hyjnë në garë fiktivisht vetëm për përmbushjen e kritereve të kërkuara ekonomike, teknike dhe të eksperiencës, por largohen me të përfunduar procedurat konkuruese, duke ia lënë administrimin përfituesit real. Për këto arsye ai kërkoi nga SPAK nisjen e hetimeve për zyrtarët e lartë të përfshirë në këto procedura, si dhe në sigurimin e padisë, duke pezulluar punimet. Ndërsa Endrit Shabani u shpreh se ky kallëzim është një nga ‘xhevairët e korrupsionit qeveri-oligarki përmes skemave të PPP-ve”, të cilat po e lënë Shqipërinë një vend të varfër, duke i gllabëruar tokat publike, plazhet, ishujt dhe zonat historike. Ai theksoi se Nisma Thurje është i vetmi partner real i SPAK, duke treguar se nga njëra anë administrata publike ka bërë ZERO kallëzime në SPAK, ndërsa opozita nuk guxon të kallëzojë aferat ku përfshihen oligarkët.

Të këshilluara

Vuçiç akuzon BE: Ma punuan bashkë me Kurtin

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, vazhdon me kërcënimet në drejtim të Kosovës dhe ofendimet ndaj NATO-s. Ai thekson se nuk do të heqë dorë asnjëherë nga K...

20:02

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI