Flash

Mandati i Xhaçkës/ Njolla e turpit të Gjykatës Kushtetuese

Lapsi.al 26 March 2024
Mandati i Xhaçkës/ Njolla e turpit të Gjykatës Kushtetuese

Sjellja e parlamentit me mandatin e ish ministres së jashtme Olta Xhaçka, e dyshuar për konflikt interesi, po tregon edhe njëherë se deri në ç’pikë e ka përdhunuar drejtësinë pushteti absolut i Edi Ramës. Shefja e kuvendit, Lindita Nikolla, po refuzon me përbuzje të zbatojë një vendim të Gjykatës Kushtetuese, që e detyron atë ti dërgojë për shqyrtim kërkesën e opozitës për djegjen e mandatit të deputetit, për ish ministren “investitore strategjike”.

Xhaçka akuzohet se ka shkelur Kushtetutën, duke përfituar si deputete të mira publike, që kur bashkëshorti i saj, Artan Gaçi, fitoi të drejtën e përdorimit të bregdetit për 30 vite falë një vendimi qeverie.

LEXO ME TEJ:

Arrestimi i Goros/ Drejtësi nga SPAK, apo kalkulim politik?:

Natyrisht, rasti është kthjellësisht i pastër dhe për precedentë të tillë Kushtetuesja i ka hequr më parë mandatin e deputetit, Ilir Beqes dhe Koço Kokëdhimës. Pikërisht për këtë arsye Lindita Nikolla thjeshtë e mban në sirtar prej më tepër se një viti kërkesën dhe nuk e çon atë për gjykim. Por, mëkati i kësaj fshehje prej ligjit nga ana e rilindasve është shumë më e vogël se ndihma që kauzës së tyre i ka dhënë një institucion “i pavarur” si Gjykata Kushtetuese.

Në fillim të vitit të shkuar kjo gjykatë u përball me me dy kërkesa të opozitës për të këtë çështje. Njërën të firmosur nga 28 deputetë berishistë, për shpalljen anti-kushtetues të refuzimit të Parlamentit dhe mbi të gjitha shqyrtimin thelbësor të çështjes, nëse Olta Xhaçka mund ta mbante edhe më tej mandatin e deputetit.

Hoteli në Dhërmi/ Ping-pong i socialistëve për të shpëtuar mandatin e Olta Xhaçkës

Dhe një kërkesë tjetër, që vinte nga opozita e vulës, në të cilën atë kohë bënin endje pjesë edhe deputetët e grupimit Bardhi. Në këtë kërkesë kërkohej vetëm zbatimi i procedurës, ose thënë ndryshe detyrimi i Kuvendit për ti përcjellë kësaj gjykate atë që këmbëngulte minoranca.

Me vullnetin për ti shërbyer pushtetit, Kushtetuesja u kap pas kësaj manovre të “vulës” dhe refuzoi ta shqyrtonte në themel çështjen e mandatit të Xhaçkës. Pesë gjykatës të saj, ashtu siç kanë bërë rëndom këto kohë, Vitore Tusha (tashmë e larguar), Ilir Toska, Gent Ibrahimi, Sandër Beci e Marjana Semimi, vendosën të fitonin kohë duke ia kaluar topin sërish parlamentit. Ata morën një vendim skandaloz për ti kufizuar kompetencat vetes dhe për ti'a zgjeruar ato shumicës parlamentare, duke përdorur si alibi për këtë kërkesën e 14 deputetëve që mbështesin dyshen Alibeaj-Basha.

Andi Bushati: Himara, si arkëmort i SPAK 

Sot nga ky vendim, që e detyronte Lindita Nikollën ta çonte çështjen në gjykim, ka kaluar më shumë se një vit, por kryeparlamentarja e mban atë ende në sirtar. Kushtetuesja i la të gjithë hapsirën e nevojshme pushtetit të mbronte deputeten e tij, mandati i së cilës përfundon normalisht në verën e ardhshme.

Në një përpjekje për të shplarë qëndrimin e një viti më parë, kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, e ka denoncuar së fundi “mbrojtjen politike” që po i ofrohet Xhaçkës.

Në një letër drejtuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla ai kërkon zbatimin e këtij vendimi dhe thirrjen e Konferencës së Kryetarëve për të futur në rend dite të seancës më të afërt urdhërin për dërgimin në Gjykatë Kushtetuese të mocionit për interpretimin e mandatit.

“Çdo vonesë e mëtejshme e kësaj çështje do të ishte dhunimi më flagrant që Kuvendi i ka bërë Kushtetutës në 33 vjet…,” shkruan Bardhi në këtë letër të bërë publike të hënën. Sipas tij, Kuvend i duke mos zbatuar këtë vendim po shkel të drejtën e pakicës parlamentare, parimet bazë të shtetit ligjor dhe besimin publik tek Gjykata Kushtetuese.“Ky rast merr përmasat e një mbrojtjeje të pastër politike dhe pengimit të drejtësisë, po të mbahen në konsideratë edhe të dhënat e reja të hetuara dhe bëra publike nga SPAK, nga ku ka rezultuar se pronësia mbi tokën është përfituar me dokumenta tërësisht të falsifikuara…”- vijon më tej në letrën e tij Bardhi, duke iu referuar arrestimit të kryetarit në detyrë të bashkisë Himarë, Jorgo Goro, i akuzuar si i përfshirë edhe në tjetërsimin e pronës ku po ndërton bashkëshorti i Xhaçkës.

Deputetët e opozitës që shpëtuan mandatin e Olta Xhaçkës 

Lindita Nikolla, ka përdorur një sërë alibish, që nga axhenda e ngjeshur e deri tek gjendja kaotike e parlamentit për faj të opozitës, për të mos e shqyruar këtë çështje. Por sado imoral të jetë veprimi i saj, ai është ku e ku më i pranueshëm se kolaboracionizmi i gjykatësve kushtetues, të cilët e kishin këtë dosje në tryezë në shkurtin e 2023, por vendosën të futeshin në pirueta për të fituar kohë dhe dhe për të bërë atë që dinë të bëjnë në perfeksion: mosdhënien e drejtësisë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI