Flash

Mandati i Xhaçkës, Lindita Nikolla mbretëresha e sorrollatjes

Lapsi.al 26 March 2024
Mandati i Xhaçkës, Lindita Nikolla mbretëresha e sorrollatjes

Shpesh herë mënyra si përdoret gjuha, fjalitë dhe renditja e tyre tregon më shumë sesa gjithçka për qëllimin e atyre që i artikulojnë. Ky përcaktim është i vlefshëm po të lexosh përgjigjen që kryetarja e kuvendit i ka kthyer kërkesës së Gazmend Bardhit për të çuar në kushtetuese mandatin e Olta Xhaçkës.

Pak ditë më parë, nënkryetari i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, iu drejtua zyrtarisht Kuvendit që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes socialiste, i cili nuk zbatohet prej 1 viti e dy muajsh.

LEXO ME TEJ:

Mandati i Xhaçkës/ Njolla e turpit të Gjykatës Kushtetuese

Por është interesante të shqyrtohet teksti që ka hartuar Nikolla, jo për të kuptuar ndonjë gjë, por për të parë se si sorrollatet një çështje:

"Këshilli për Legjislacionin, në zbatim të nenit 14 të Rregullores së Kuvendit, ka marrë në shqyrtim vendimet nr. 1 dhe nr. 2, datë 23.1.2023, të Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e deputetes Olta Xhaçka. Këshilli për Legjislacionin në përfundim të diskutimeve për shqyrtimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, në raportin tij ia adreson çështjen për shqyrtim Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

Në bazë të nenit 13 të Rregullores së Kuvendit, si dhe të raportit të Këshillit për Legjislacionin, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do ta marrë në shqyrtim raportin dhe në bazë të pikës 7 të këtij neni, pas përfundimit të diskutimeve, Këshilli i paraqet Kryetarit raportin, i cili përmban të gjitha qëndrimet për çështjen. Raporti i përcillet seancës plenare brenda dy javëve nga përfundimi i shqyrtimit të çështjes. Sa më lart, në respektim të Rregullores së Kuvendit, kërkesa që ju parashtroni është objekt i organeve të tjera të Kuvendit dhe jo i Konferencës së Kryetarëve.'- shkruan Nikolla në një tekst që mund të studiohet në shkolla si modeli i sorrollatjes.

Gazmend Bardhi kërkonte në letrën e tij se pengimi i zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rastin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, vjen pas evidentimit të qartë të faktit se familja e saj ka përfituar statusin e investitorit strategjik me firmë të Kryeministrit Edi Rama, epror i saj, në kushtet flagrante të shkeljes së ligjit dhe konfliktit të interesit.

Në janar të vitit 2023 Kushtetuesja duke i dhënë përgjigje një padie të deputetëve të PD-së, rrëzoi si antikushtetues vendimin e Kuvendit për të mos dërguar çështjen pranë kësaj gjykate duke kërkuar që të vendosë për të kundërtën.

Por, zbatimi i këtij vendimi po zvarritet prej më shumë se një viti me justifikime të ndryshme, ndërkohë që mazhoranca shfrytëzoi krizën e re në Kuvend për shkak të protestave të opozitës, si justifikim për shtyrjen e çështjes pa afat.

Këshilli i Legjislacionit nëpërmjet shumicës miratoi në korrik një raport, ku i sugjeronte Kryetares së Kuvendit, rikthimin e çështjes në Këshillin për Rregulloren dhe Mandatet, ndërsa opozita sugjeronte ndjekjen e praktikës së mëparshme parlamentare për ta dërguar direkt në seancë për votim kërkesën e opozitës që mandati i Xhaçkës të shkojë për interpretim në Kushtetuese.

Nikolla, e cila ka kompetencën ligjore që të vendosë për procedurën e mëtejshme parlamentare, përdori justifikime të ndryshme për mosveprimin. Pasi u justifikua në vjeshtë me axhendën e ngjeshur, në dhjetor kabineti i saj i tha BIRN-it se kjo çështje do të shqyrtohej me kthimin e normalitetit të punës në Kuvend.

Pas një marrëveshje të arritur mes PS-së dhe grupimit politik që përfaqëson Bardhi këtë muaj, opozita i është rikthyer jetës parlamentare të rregullt. 

©Lapsi.al

Të këshilluara

Vendimi/ Jorgo Goro mbetet në burg

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg kryebashkiakun në detyrë të Himarës Jorgo Goro për akuzën e shpërdorimit të detyrës në dy episode. Togat e zeza ndryshuan v...

15:26

Nisma Thurje çon në SPAK Portin e Vlorës

Nisma Thurje, ka kallëzuar në Prokurorinë e SPAK ministrat e infrastrukturës dhe financave, për proçedurën e dhënies me konçesion të portit të Vlorës dhe dhënie...

15:14

Vuçiç akuzon BE: Ma punuan bashkë me Kurtin

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, vazhdon me kërcënimet në drejtim të Kosovës dhe ofendimet ndaj NATO-s. Ai thekson se nuk do të heqë dorë asnjëherë nga K...

20:02

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI