Flash

Kurti intervistë për Politico: Bashkimi me NATO-n dhe pozicioni i Serbisë

Lapsi.al 26 March 2024
Kurti intervistë për Politico: Bashkimi me NATO-n dhe pozicioni i

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se qeveria e tij ka rritur shpenzimet në fushën e mbrojtjes, vendim që është marrë pjesërisht si përgjigje ndaj agresionit të shtuar serb.

Kosova kohët e fundit bleu dronë Bayraktar nga Turqia dhe do të marrë raketa anti-tank Javelin nga SHBA. NATO dërgoi së fundmi 130 trupa shtesë për të përforcuar misionin e saj në Kosovë.

Në një intervistë për Politico ai u shpreh se Beogradi është rreshtuar krah Rusisë.

“Ne u kritikuam për dhunën në veri vitin e kaluar, padrejtësisht, dhe BE-ja vendosi masa kundër Kosovës. Nga ana tjetër, Serbia është duke u rreshtuar me Federatën Ruse në lidhje me agresionin në Ukrainë dhe nuk ka sanksione për Serbinë”, tha Kurti.

BE-ja goditi Kosovën me masa kufizuese verën e kaluar në përgjigje të një shpërthimi dhune të lidhur me zgjedhjet në Veri.

Kërkesat e BE-së përfshinin themelimin e një asociacioni të komunave me shumicë serbe, një plan që daton që nga viti 2013, së bashku me mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.

Kurti tha për Politico se qeveria e tij është e përkushtuar që së shpejti të mbajë zgjedhje të reja në veri.

“Mund të mbahen gjatë muajve të ardhshëm”, tha ai, ndërsa shtoi se nënshkrimet nga të paktën 20 përqind e votuesve me të drejtë vote do të nevojiteshin për të nisur procedurën, një proces që është duke u zhvilluar.

Muajin e kaluar, një duzinë vendesh evropiane i kërkuan Josep Borrell të heqë kufizimet politike dhe ekonomike kundër Kosovës, duke vënë në dukje gjithashtu rolin që Serbia kishte luajtur në një sulm në Banjskë. Por BE-ja ende nuk ka marrë një vendim në këtë drejtim.

BE-ja është përmbajtur nga vendosja e masave kundër Serbisë, pavarësisht shqetësimeve të përhapura për zgjedhjet e muajit të kaluar në vend. Brukseli dënoi “përfshirjen vendimtare” të presidentit serb Aleksandër Vuçiç në votimin e 17 dhjetorit.

Kurti tha gjithashtu se Kosova dëshiron të anëtarësohet në NATO, edhe pse katër anëtarë të aleancës ende nuk e kanë njohur shtetin.

“Ne duam t’i bashkohemi NATO-s dhe momenti i parë historik do të ishte Partneriteti për Paqe. Qeveria jonë ka rritur shpenzimet e mbrojtjes, pjesërisht si përgjigje ndaj agresionit të shtuar serb”, tha Kurti, duke iu referuar një programi që lejon bashkëpunimin mes NATO-s dhe vendeve joanëtare.

Të këshilluara

Vuçiç akuzon BE: Ma punuan bashkë me Kurtin

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, vazhdon me kërcënimet në drejtim të Kosovës dhe ofendimet ndaj NATO-s. Ai thekson se nuk do të heqë dorë asnjëherë nga K...

20:02

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI