Flash

Kullat e Tiranës, si po fshihen edhe në mediat e huaja (FOTO)

Lapsi.al 26 March 2024
Kullat e Tiranës, si po fshihen edhe në mediat e huaja (FOTO)

Mediat pranë qeverisë ishin mbushur sot me artikullin e prestigjozes italiane “Vanity Fair”, ku Tirana sugjerohej si një atraksion turistik për t’u vizituar. Shkrimin e shpërndau në mediat sociale edhe kryeministri Edi Rama, i cili si zakonisht i komenton me nota poetike dhe me shumë entuziazëm artikuj të tillë.

Por më shumë sesa shkrimi në vetvete ajo çfarë bëri përshtypje më tepër është fakti se fotot që e shoqërojnë artikullin tregojnë një Tiranë tjetër. Një Tiranë pa kullat e larta që zaptuan çdo hapësirë publike, që zhbënë çdo gjurmë historike të kryeqytetit shqiptar e që i mbivendosen edhe monumenteve kulturore siç është rasti i Xhamisë së Ethem Beut apo Kullës së Sahatit.

Dora nga Tirana që e ka porositur artikullin promocional, është kujdesur madje deri aty që edhe foto kryesore që shoqëron shkrimin, foto me të cilën shpërndahet më pas në mediat sociale, të jetë diçka që nuk përkon me realitetin sot. Bëhet fjalë për një foto të shkrepur vite më parë kur nuk kishin mbirë ende kullat që errësojnë xhaminë dhe sahatin e Tiranës.

Si për ironi të fatit gjen më tej edhe foto të tjera ku duket ende në këmbë godina e Teatrit Kombëtar, të cilin regjimi i Tiranës e shembi fshehura natën teksa ishin ende në fuqi masat kufizuese për pandeminë. Mashtrimi dhe propaganda që qeveria dhe bashkia Tiranë ushqejnë çdo ditë qytetarët përmes mediave të tyre e jo vetëm është kthyer gati në një normë në Shqipëri.

Pra, jemi mësuar me ketë realitet, nuk impresionohemi më as nga kronikat e gatshme të Erion Veliajt e as nga shefi i tij në krye të qeverisë. Çështja tani është se këta po duan të mashtrojnë edhe të huajt duke vizatuar në mediat ndërkombëtare një Tiranë që nuk është në fakt.

Pse duhet të kompleksohen apo turpërohen parballë të huajve kur ndërkohë këtu iu thonë shqiptarëve së kullat janë vepra arkitekturore që po zhvillojnë Tiranën? Nëse kullat janë turp, përse janë ndërtuar e po jepen kaq shumë leje për të tjera?

Nëse opinionit vendas shpesh ua mbyllin gojën përmes mediave të kapura e presionit të pushtetit për të shuar çdo zë kritikë ndaj kullave, të huajve nuk mund t’u hedhësh hi syve kaq kollaj. Më pak se dy vite më parë prestigjozja britanike “The Guardian” i dedikonte një artikull të fortë industrisë së ndërtimit në Tiranë e ku fliste për “godina fantazmë e miliarda para që pastrohen”.

Regjimit të Tiranës nuk i pëlqen kjo e vërtetë prandaj investohet vazhdimisht t’u servir opinionit perëndimor atë çfarë dëshiron vetë, jo vetëm përmes fjalëve të shkuara, por dhe përmes imazheve të përzgjedhura me kaq kujdes. Blerja e hapësirës promovuese në mediat ndërkombëtare është kthyer tashmë në një praktikë të zakonshme për qeverinë shqiptare.

Ndonëse thuhej vazhdimisht se nuk ishte paguar asnjë qindarkë për promovim ndërkombëtar, në tetor të vitit të shkuar BIRN përmes një investigimi tregoi qindra milionë lekë shpenzime për mediat e huaja që të raportonin pozitivisht për Shqipërinë. Nuk është çudi që edhe artikulli i fundit i “Vanity Fair” të jetë po i porositur e i paguar nga Tirana. Me siguri nga e njëjta dorë që ushqen me para edhe mediat në Shqipëri për të shpëlarë imazhin e kryeministrit dhe kryetarit të bashkisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI