Flash

Sokol Mjacajt i rrëzojnë kërkesën, do të vazhdojë izolimin 41 biss

Lapsi.al 25 March 2024
Sokol Mjacajt i rrëzojnë kërkesën, do të vazhdojë

Sokol Mjacaj, i dënuar me burg përjetë dhe autor i vrasjes në burgun e Peqinit, ka kundërshtuar vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për t’u izoluar në regjimin 41 Bis, por kjo kërkesë është rrëzuar.

NJOFTIM PËR MEDIAT

1. Kërkuesi, Sokol Mjacaj, më datë 03.01.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Kundërshtimin e udhërit Nr. 685, datë 15.12.2023 të Ministrit të Drejtësisë “Për vendosjen në regjimin e posaҫëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë të të burgosurit Sokol Mjacaj”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 112 dhe dhe 471 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 25, datë 25.03.2024, vendosi:

1.Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Sokol Mjacaj.

2.Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të kërkuesit.

3.Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Tiranë, më datë 25.03.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Të këshilluara

Berisha: Jorgo Goro, kurbani i Xhaçkës

Lideri i opozitës, Sali Berisha është ndalur edhe te arrestimi i kryetarit në detyrë të Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, duke e quajtur kurban të ish-ministres Olta...

19:50

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI