Flash

Shkodra nën thundrën e krìmit/ Një polic rrihet pranë banesës

Lapsi.al 25 March 2024
Shkodra nën thundrën e krìmit/ Një polic rrihet pranë

Një polic është dhunuar me sende të forta pasditen e sotme në Shkodër. Bëhet fjalë për efektivin Admir Okaj. Ngjarja ka ndodhur afro para dy orësh. Okaj është qëlluar me mjete të forta në kokë nga persona ende të paidentifikuar.

Ngjarja ndodhi në afërsi të banesës së tij në zonën e Zdrales. Okaj ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pasi ka marrë mjekim në kokë në spitalin e Shkodrës është larguar ndërsa po jep dëshminë e tij për policinë.

Okaj ka shërbyer për shumë vite me forcat e FNSH në Shkodër ndërsa prej disa kohësh shërben në qarkun e Elbasanit. Policia është duke hetuar ndërsa efektivët kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën përreth. Janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarje.

Në Shkodër krimi ka goditur policinë jo pak herë vitin e fundit. Kujtojmë sulmin me tritol në banesën e policit Valter Serra një vit më parë. Apo edhe një ngjarje tjetër më pak se dy javë më parë, më 12 mars në Grudë e Re, fshat i Shkodrës, ku polici Gjergj Ndërshtiqaj dhe kunati i tij Gjon Nika u shpëtuan mrekullisht më shumë se 80 plumbave, aktualisht në spital jashtë rrezikut për jetën. Hetuesit dyshojnë për shkak të profesionit të 30 vjeçarit. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI