Flash

Qeveria s'do të pranojë dështimin me Urgjencën, thotë se drejtoreshën e QSUT e zëvendësuan për "impulse të reja"

Lapsi.al 25 March 2024
Qeveria s'do të pranojë dështimin me Urgjencën,

Albana Koçiu, Ministrja e Shëndetësisë ka folur për mediat ditën e sotme lidhur me largimin e ish-drejtoreshës së QSUT-së Albana Fico dhe zëvëndësimin e saj me Alma Canin.

Koçiu mohoi arsyen se shkarkimi i saj të ketë ardhur nga ndonjë lidhje me zjarrin në urgjencën e QSUT, e cila nuk funksionin prej më shumë se një muaj.

Nga ana tjetër ministrja e komentoi zëvëndesimin e Ficos si një lëvizje për të pasur impulse të reja drejt projekteve që presin QSUT-në. Duket se qeveria s'do ta pranojë dështimin për mosvënien në punë të Urgjencës së QSUT.

Ndërkohë pacientët sorollaten nëpër spitale të ndryshme.

“Lirimi i Albana Ficos nga detyra nuk ka lidhje me urgjencën. Sjellim energji të reja për projektet në vazhdim. Drejtorja e re e QSUT në rend të parë do të ketë vënien në funksion të plotë të urgjencës së sëmundjeve të brendshme. Zëvendësimi u bë për t’i dhënë një impuls më të madh QSUT, për të shtuar ritmin. Ne sot jemi në QSUT dhe duhet të flasim për punët e mira që do të vijojnë të bëhen këtu dhe një ritëm të shtuar sa i përket shërbimit ndaj qytetarëve. Drejtoresha e re ka një profesion të nderuar dhe ka vite që ushtron profesionin në qendrën rajonale spitalore “Shefqet Ndroqi”, tashmë do t’i bashkohet ekipit të QSUT. Puna do të vazhdojë. Urgjenca e re, është pika e parë në menaxhimin e punës të drejtoreshës së re. Nuk është ndalur në asnjë moment puna për shërbimin e qytetarëve. Kjo do të thotë që puna do të vazhdojë, punët e mira do të vijojnë. Jemi duke punuar intensivisht, por nuk është ndalur në asnjë moment shërbimi i qytetarëve dhe kemi shërbime që ofrohen edhe në qendrën spitalore Shefqet Ndroqi. Puna po vijon normalisht. Drejtoresha do ta ndjekë me përgjegjësi maksimale”

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI