Flash

Putin: Kundërofensiva e Ukrainës dështoi zyrtarisht!

Lapsi.al 25 March 2024
Putin: Kundërofensiva e Ukrainës dështoi zyrtarisht!

Një sulm i ri raketor rus është nisur mbrëmjen e sotme kundër Odesës, ku mbetën të plagosur tre gra. "Armiku nisi një sulm me raketa në Odessa. Për momentin, janë tre gra të plagosura. Fatmirësisht plagët e tyre nuk janë serioze. Ka dëme në infrastrukturën civile", njoftoi në Telegram kreu i administratës ushtarake të Odessa, Oleh Kiper, cituar nga mediat ukrainase.

Ndërkaq, është rritur numri i të vdekurve nga tragjedia në Rusi. Sipas mediave ruse, 139 persona humbën jetën gjatë sulmit terrorist në Sallën e Bashkisë Crocus në Moskë. Kështu deklaroi kryetari i Komitetit Hetues të Federatës Ruse, Alexander Bastrykin. "Rezultatet fillestare të hetimit tregojnë se sulmi terrorist ishte planifikuar dhe përgatitur me kujdes. Sulmi shkaktoi vdekjen e 139 personave," tha ai.

Ndërkaq, presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se "Kundërofensiva ukrainase ka dështuar zyrtarisht. Të gjitha përpjekjet e Kievit për të stabilizuar frontin kanë humbur, ndërkohë që Rusia vazhdon me operacionin ushtarak special". Putini, shtoi se në Ukrainë lindi një "Rini Hitleriane" e re. Teksa pranoi se masakra e Moskës u krye nga "radikalët islamikë", Vladimir Putin evokoi edhe një herë përgjegjësinë e Ukrainës. "Ne duhet t'i përgjigjemi pyetjes pse terroristët po përpiqeshin të shkonin në Ukrainë dhe kush i priste atje," tha ai, cituar nga Ria Novosti. Sulmi ishte "një frikësim i Rusisë dhe lind pyetja se kush përfitoi nga kjo", shtoi ai, duke akuzuar SHBA-në se "po përpiqen të bindin të gjithë" se Kievi nuk kishte asnjë rol.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI