Flash

Peticion në Beograd kundër projektit të dhëndrit të Trump, 10 mijë firma në më pak se 24 orë

Lapsi.al 25 March 2024
Peticion në Beograd kundër projektit të dhëndrit të

Një grup opozitar në Serbi ka nisur sot një peticion kundër një projekti të zhvillimit të pasurive të paluajtshme që do të financohet nga firma e dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner në vendin e ish-selisë së ushtrisë serbe të shkatërruar në një fushatë bombardimi të NATO-s në 1999.

Më herët këtë muaj, Kushner konfirmoi se kompania e tij ka në plan të financojë projektin në qendër të Beogradit. Ai do të kishte një hotel shumëkatësh, një kompleks apartamentesh luksoze, hapësira për zyra dhe dyqane.

Peticioni i kërkon qeverisë së Serbisë të respektojë ligjin, i cili thotë se ndërtesa mund të kthehet vetëm në funksionin e saj origjinal. Gjithashtu kërkohet që në atë vend të krijohet Muzeu i Historisë Serbe.

“Ndërtimi i një hoteli në vendin e kësaj godine është i paligjshëm dhe përfaqëson shkatërrimin e dinjitetit tonë”, tha lëvizja opozitare Kreni-Promeni (Lëviz-Ndrysho). Deklarata tha se 10,000 njerëz nënshkruan peticionin në më pak se 24 orë.

Zyrtarë të qeverisë pro-Trump në Serbi e kanë mirëpritur projektin, por opozita dhe shumë në publikun e gjerë janë shprehur kundër tij. Për shumë njerëz, vendi i ndërtesës së komandës së ushtrisë të bombarduar është një simbol i fuqishëm i rezistencës së Serbisë kundër asaj që ata e quajtën agresion të NATO-s 25 vjet më parë.

Rreth 13,000 njerëz, kryesisht shqiptarë etnikë vdiqën derisa një fushatë 78-ditore e bombardimeve të NATO-s, e udhëhequr nga SHBA, e cila largoi trupat serbe nga Kosova. Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, por qeveria në Beograd nuk e njeh fqinjin e saj si një vend më vete.

Në fillim të këtij muaji, ministria shqiptare e turizmit pranoi se kishte marrë një aplikim për projekt investimi nga firma e Kushner, Affinity Partners, për të kthyer një ish-bazë ushtarake në ishullin e Sazanit në detin Adriatik në aprtamente dhe hotele luksoze. Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria është krenare që ka tërhequr një interes të tillë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI