Flash

"Bie" një tjetër drejtor i Ramës, largohet Alfred Peza nga RTSH

Lapsi.al 25 March 2024
"Bie" një tjetër drejtor i Ramës, largohet Alfred Peza

Pas Albana Ficos në QSUT, Edi Ramës i "bie" një tjetër drejtor. Njësoj si Fico që u detyrua të largohej për shkak të dështimit me rikthimin e shërbimit të Urgjencës pas zjarrit që shkatërroi dhomën qëndrore të serverave, duket se edhe Alfred Peza e kishte "mbushur kupën" në krye të Radio Televizionit Shqiptar.

Një seri denoncimesh ishin bërë për të lidhur me largime masive nga puna në RTSH.

Në disa raste vendimarrjet e Pezës ishin edhe qesharake sic ishte pushimi nga puna i një regjisori i cili thjesht lëvdoi në rrjetet sociale emisionin e tij. Kundër Pezës pati një reagim së fundi edhe nga deputeti i PS, Erion Brace.

Mësohet se dorëheqja e Pezës është protokolluar ditën e sotme.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste u zgjodh si Drejtor i Përgjithshëm i Redio Televizionit Shqiptar më 13 qershor 2023.

Peza arriti të siguronte 9 vota nga anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së. Deri më tani nuk dihet cili do të jetë drejtuesi i ri i RTSH. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI