Flash

Berishës i ndalohet Kuvendi/ Avokati pas seancës: U shkelmua Kushtetuta

Lapsi.al 25 March 2024
Berishës i ndalohet Kuvendi/ Avokati pas seancës: U shkelmua

Avokati i Sali Berishës është shprehur se Apeli i GJKKO-së ka shkelur Kushtetutën me vendimin për të mos pranuar kërkesën e ish-kryeministrit për të shkuar në seancat plenare.

Lexo më tej: Kërkoi të merrte pjesë në Kuvend, Apeli rrëzon Berishën 

Përfaqësuesi ligjor i liderit demokrat u shpreh se Sali Berisha nuk mund të trajtohet mbi bazën e ligjit të të burgosurve apo të të arrestuarve siç thotë Gjykata, por nga Kushtetuta.

“Sot u vërtetua shkelja e Kushtetuta, shkelmimi i saj. Këta sy që nuk shikojnë dhe veshë që nuk dëgjojnë, por me regji jo se kanë defekt në organ, kanë shkelur Kushtetutën sepse Berisha nuk është një punëmarrës që trajtohet mbi bazën e ligjit të të burgosurve apo të të arrestuarve siç thotë Gjykata, por trajtohet nga Kushtetuta.

Në asnjë pikë të vendimeve gjyqësore nuk përmendet ky rast. Kërkesa për dhënien e lejes ëpr Berishën për të vajtur në Kuvend është e pjesshme. Kërkesa jonë kryesore është lirimi i Berishës sepse nuk ka vepër penale, provë apo akuzë. Këta kanë vendosur trupat e tyre për ta mbajtur në këmbë. Se sa do të durojnë është punë e tyre, kjo gjykata me vendimin largoi veten nga ligji”, u shpreh Gjokutaj.

Pyetjes nëse rrezikohet mandati i deputetit, ai iu përgjigj: “Berisha nuk mungon në Kuvend pa arsye. Nëse do të quhet arsye, çartja dhe lajthitja e kësaj gjykate në lidhje me çështjen e Berishës atëherë do të shikojmë se çfarë do të ndodhë”. 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI