Flash

Berisha: Goro shkoi në burg sepse nuk mundi dot Belerin

Lapsi.al 25 March 2024
Berisha: Goro shkoi në burg sepse nuk mundi dot Belerin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë akuza të forta mbrëmjen e kësaj të hëne në fjalën e tij nga dritarja për mbështetësit që mblidhen pranë banesës së tij. Berisha tha se arrestimi i kryetarit në detyrë të bashkisë së Himarës, Jorgo Goro është përdorim i drejtësisë për interesa politike.

“Këtu çdo ditë luhet një fasadë e turpshme. Drejtësia përdoret në mënyrën më të neveritshme, më të shpifur. Të dashur miq, ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, një hajdut i padiskutueshëm, por është në burg se nuk e mundi dot Fredi Belerin. Por është në burg sepse firmosi dokumentet e falsifikuara të Olta Xhaçkës dhe burrit të saj strategjik.

Kur unë ia ngrita në parlament Olta Xhaçkës, u ngrit me një gjuhë të saj, duke turfulluar se po akuzoja një njeri që kishte marrë pronën e familjes së tij. Po ja që del që ka falsifikuar dhe ka grabitur pronën e qytetarëve të tjerë.

Dhe kryetari i bashkisë që firmosi mbi dokumentet e falsifikuara të sjella nga Xhaçka, burgoset, kurse Xhaçka qëndron monument korrupsioni në parlament vetëm e vetëm se drejtësia përbëhet nga laro, nga njerëz nga moral dhe pa ligj, të cilët zbatojnë vetëm urdhra partie dhe mashtrojnë shqiptarët” – tha Berisha.

Sipas ish-kryeministrit, çështja “McGonigal” nuk ka përfunduar ende për kryeministrin Rama.

“Çdo shqiptar duhet t’i shndërrojë vetes pyetjen, asnjë njeri nuk mund të pranojë një kryeministër si ky. Mos harroni se ky njeri ka korruptuar shefin e kundërzbulimit të SHBA. Sigurisht, mafia ndërkombëtare përpiqet ta mbrojë atë, por e garantoj se kurrë nuk do shpëtojë nga ai krim dhe asnjë krim tjetër.

Edvin McGonigali, do përfundosh te Charles McGonigali. Nuk të mbron dot atje as Damani, as Kraja, as Gjoka e kompani. Mercenarë në sistemin e drejtësisë. Ndaj dhe ftoj qytetarët shqiptarë të bëjmë gjithçka për t’u bashkuar, mbarë shqiptarët në këtë betejë të drejtë. Cilido shqiptar që e ndjen se i janë shkelmuar interesat e tij, djersa, mundi i tij, duhet të bashkohet me ne” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI