Flash

Himara, si arkëmort i SPAK

Lapsi.al 25 March 2024
Himara, si arkëmort i SPAK

Ashtu sikurse ndodh pothuajse me çdo arrestim të SPAK, edhe ai i ish kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, e ka ndarë opinionin publik në dysh. Një pjesë besojnë se Prokuroria e Posaçme ka vepruar sipas një kalkulimi politik që i duhej Edi Ramës, për të balancuar procesin farsë ndaj Fredi Belerit. Dihet se kryeministri ka mbrojtur në vend dhe në arenën ndërkombëtare, alibinë se ai nuk ka gisht në këtë ngjarje, se drejtësia është e pavarur dhe se prokurorët rebelë të SPAK kanë ngrënë edhe shumë nga gjeneralët e qeverisë. Pra ata që shohin një komplot të ri, mbështesin tezën se Goro u bë mish për top për të përforcuar këtë alibi.

LEXO ME TEJ:

Arrestimi i Goros/ Drejtësi nga SPAK, apo kalkulim politik?:

Të tjerët, që vazhdojnë të besojnë te drejtësia e pakapur, i shohin këto pandehma si teori konspirative. Sipas tyre gjithçka ka bërë SPAK, në këtë rast, është thjeshtë zbulimi i një linje të pastër korruptive.

Por, secili nga këto dy pozicione, diametralisht të kundërta, merr vlerë kur mbështet në analizimin e fakteve. Për të kuptuar nëse kreu socialist, në detyrë, i Bashkisë së Himarës u përdor si “kokë turku”, duhet të shqyrtojmë më parë se çfarë akuzash rëndojnë mbi të. Ai dyshohet se ka firmosur për tapinë e pronësisë së një trualli tek një pronari i rremë, duke kaluar në emër të tij një tokë që i takonte shtetit. Deri këtu askush nuk mund ta vërë dorën në zjarr se Goro është i pafajshëm dhe ai nuk ka ditur se ç’po bënte. Aq më tepër rëndohet pozita e tij po të mendojmë se firma e vitit 2019 lidhej me interesin e fortë të familjes së ministres Olta Xhaçka, investim të cilit më pas Edi Rama i dha satusin strategjik.

Kushdo që është marrë sadopak me prona në Shqipëri, e di mirë se se këto afera zgjidhen vetëm kur funksionojnë nga lart poshë. Pra kur një i fuqishëm është i interesuar dhe ai vë në lëvizje të gjitha hallkat e mekanizmit. Pra, në këtë kuptim, mund të supozohet se firma Jorgo Goros i është imponuar, se ai e ka bërë me ndërgjedhje mëkatin dhe se pikërisht për këtë ai e meriton burgun.

Por, fatkeqësisht e vërteta nuk ëshë kaq e thjeshtë. Pasi për tjetërsimin e një trualli, nuk mjafton vetëm nënshkrimi i një kryebashkiaku. Në mishmashin korruptiv të pronave në Shqipëri, njohja që jep bashkia është vetëm një etapë e parëndësishme drejt zgjidhjes përfundimtare të problemit. Që prona të marrë vlerë ajo duhet njohur nga hartat që zotëron hipoteka dhe nga verifikimet në terren që bën ajo. Pra me një standart të tillë, ku shpesh pushtetarët lokalë lëshojnë me të njohur vërtetim se “kjo i takon filanit”, duhet të përfundojë në burg çdo i ngjajshëm i tyre që ka vulosur vërtetime të tilla, nga Llogoraja deri në Sarandë. Por, SPAK-u shkoi pikërisht te Jorgo Goro, kërkoi të gjejë tek ai gjilpërën në kashtë dhe mbërriti në përfundimin se duhet ta prangosë, në një kohë rekord, vetëm gjashtë muaj pas kallëzimit që, rivali në zgjedhje, Fredi Beleri bëri kundër tij. 

Si i doli për zot Rama investimit me letra false në Dhërmi

A lë kjo procedurë, në rastin më të mirë, dyshimin për selektivitet? A i’a heq ajo, në rastin më të keq, të drejtën për të dyshuar atyre që flasin për një kalkulim politik?

Duke analizuar imtësisht faktet të bëhet më e lehtë që të besosh në tezën e drejtësisë me regji.

Dhe gjëja që i interesonte më shumë politikisht dhe diplomatikisht dirigjentit, ishte burgosja e Jorgo Goros. Tani ai ka më shumë argumenta për ti thënë Mitsotakisit: “e shikoni që nuk gënjeva kur thashë se nuk e kontrolloj SPAK-un”? Pas kësaj ai merr hov për ta përdorur edhe më fort alibinë e një drejtësie që godet të tëra palët.

Por mbi të gjitha kjo manovër mëton të shlyejë njollën e turpit të procesit Beleri, i cili për atë që dëshmoi në sallën e gjyqit evokonte farsat e monuara të KGB-së së Xherxhinskit.

Kathimerini në 10 pika/ Manipulimet më të mëdha të procesit Beleri

Nëse dikush mund të ngrejë zërin sot se gjyqi ndaj Belerit u bë me prova të montuara, me dokumenta të fallcifikuara dhe dëshmitarë të paguar, përgjigjja është e gatshme. A mund të quhen të anshëm kundër Belerit, SPAK dhe GJKKO, kur ato ia morën për bazë atij kallëzimin që bëri për të prangosur njërin prej njerëzve të Ramës? A ka alibi më të mirë sesa kjo për ti shërbyer versionit që mbron pushteti? Natyrisht që jo.

Por, këtu halli më shumë se tek fitorja propogandistike, është tek përdorimi i SPAK në favor të saj. Dhe Prokuroria e Posaçme duket se ka bërë pikërisht këtë. Në gijotinën që fabrikoi për Belerin, asaj i mjaftuan vetëm pak indicie që të këpuste dhe kokën e Goros. Duke dashur të legjitimojë farsën e procesit të parë, ajo po fabrikon edhe një të dytë. Ajo po sillet si mashë politike duke rrezikuar ta shndërojë Himarën në arkivolin e “drejtësisë së re”. 

©Lapsi.al

Të këshilluara

Mashtrimi me Sazanin

Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e dhëndrit të Trump, Jared Kushner dhe ish ambasadorit të tij Richard Grenell, drejt një...

17:29

Kush na mbron nga dhëndri i Trump?

Shumë kanë mbetur të çuditur nga artikulli i New York Times se dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, Jerad Kushner, ka në plan për të ndërtuar resort...

18:11

Blerja e pushtetit me llokma Shqipërie

Dy mediave serioze në vendet e tyre, L’Espresso në Itali dhe New York Times, duke hetuar dyshimet për veprime okulte përgjatë fushatave elektorale, u ka dalë pë...

13:40

Shitje me vulë

Partia Demokratike ka bërë një pakt ku ka pranuar që në këmbim të njohjes së shumicës berishiste nga Rama, të shesë të drejtat themelore të opozitarizmit.  P...

16:54

Kush po e kërcënon Irenën me tre mbiemra

Gazeta konservatore greke “Ta Nea”, shumë pranë partisë në pushtet në Athinë, ka publikuar sot një denoncim sipas të cilit gjykatësja e proceseve të bujshme, Ir...

19:34

Sa VLEN Albin Kurti në Maqedoni?

Koalicioni anti Kurti në aksin Tiranë - Prishtinë- Tetovë është tubuar sërish rreth një fabule të re, asaj se kryeministri i Kosovës po tenton të destabilizojë ...

17:05

Një protestë anti Blinken

Protesta e 20 shkurtit, me pjesmarrjen që demostroi, i provoi të gjithëve se në Shqipëri ka një masë të stërmadhe njerëzish që nuk besojnë se vendi drejtohet ng...

19:59

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI