Flash

Video / Ambasada e SHBA ngre lart, prokuroren që fundosi Belerin

Lapsi.al 25 March 2024
Video / Ambasada e SHBA ngre lart, prokuroren që fundosi Belerin

Ambasada  SHBA në Tiranë e ka kthyer faqen e saj në një vitrinë për prokuroren e procesit Beleri, Dorina Bejko. Në videon e xhiruar nga kamerat e ambasadës, Bejko, në kuadër të muajit të historisë së gruas, dëgjohet të thotë: “Kam zgjedhur profesionin e prokurores, sepse besoj se figura e prokurorit përfaqëson më së miri figurën e një personi që lufton dhe kërkon zbatimin e ligjit, barazinë e të gjithëve para ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut”.

Por, pavarësisht nga promovimi që i bëhet nga ambasada, si një nga 'heroinat e fëmijëve tanë" madje dhe të nënave të tyre, Bejko së fundi u përball me një proces tejet kontrovers, si ai burgosjes politike të kreut të zgjedhur të Bashkisë Himarë, Fredi Beleri. Në këtë përballje Bejko sipërfaqësuesee akuzës serviri në sallën e gjyqit prova shumë të dyshimta, që shpesh ranë poshtë, apo  mbështeti procedura që evokonin një shtet policor. E megjithëatë ajo po shitet si simbol nga rruga e Elbasanit duke i lënë vend propogandistëve pranë pushtetit të përsërisin fabulën e zakoshshme se edhe pas goditjes së Belerit nuk është Rama po amerikanët.

Komisioni i vettingut e konfirmoi në detyrë të drejtuesesen e Prokurorisë së Pogradecit, Dorina Bejko në nëntor 2020. Gjysëm viti më pas, në korrik 2021 ajo u bë pjesë e SPAK.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI