Flash

Del në gjyq shqiptari xheloz që vrau italianin dhe vajzën e tij

Lapsi.al 24 March 2024
Del në gjyq shqiptari xheloz që vrau italianin dhe vajzën e tij

Ka nisur në Itali gjyqi ndaj shqiptarit nga Vlora, Taulant Malajt i cili në 7 maj të një viti më parë kreu një krim mjaft të rëndë në Torremaggiore, një provincë e Foggias në venin fqinj. Shqiptari akuzohet për vrasjen me thikë të vajzës së tij, 16-vjeçares Jessica dhe fqinjit të tij italian, Massimo De Santis.

Shqiptari akuzohet edhe për tentativën e vrasjes së bashkëshortes së tij, Teftës. Gjykata e Assizes i tha jo kërkesës për një gjyq të shkurtuar ndërsa i mohoi të akuzuarit edhe kryerjen e një raporti psikiatrik. Në vend të kësaj, u pranuan dhjetëra dëshmi të marra. Avokati Roberto De Rossi që mbron bashkëshorten Tefta Malaj tha se do të jetë “një proces i gjatë dhe sigurisht i ndërlikuar”.

“Ne synojmë të evidentojmë sjelljen e të akuzuarit para dhe pas vrasjes për aspekte të ndryshme që lidhen me dozën e dënimit. Ne do të vazhdojmë në mënyrë konkrete dhe pragmatike me objektivat tona të qarta, duke vlerësuar herë pas here atë që do të dalë nga hetimi paraprak.

Aktualisht mund të jemi të kënaqur vetëm sepse janë refuzuar të gjitha pyetjet paraprake, si para gjyqtarit hetues, ashtu edhe sot gjatë seancës, ku Gjykata është plotësisht dakord me argumentet e paraqitura nga Dr. Mannini në atë kohë”tha avokati.

Në gjyq do të shfaqen edhe disa video të marra nga kamerat e sigurisë dhe si dhe ato të xhiruara nga vetë Taulant Malaj gjatë dhe pas kryerjes së masakrës. Imazhet pritet të jenë të papërpunuara dhe tronditëse. Seanca e radhës e gjykatës pritet të jetë në maj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

"Gjurmimi", dy të arrestuar në Shkodër

NJOFTIM I POLICISE SE SHTETIT Policia e Shkodrës ka finalizuar pas një pune të mirëfilltë hetimore, me metoda speciale, operacioni policor i koduar “Gjurmimi...

16:03

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI