Flash

Reshje shiu për 4 ditë, si pritet të jetë moti javën e ardhshme

Lapsi.al 24 March 2024
Reshje shiu për 4 ditë, si pritet të jetë moti javën e

Depërtimi i masave ajrore të lagështa jugperëndimore me origjinë nga Anticikloni i Azoreve do të bëjë që pjesën më të madhe të ditëve gjatë kësaj jave të mbizotërojnë kushte të paqëndrueshme atmosferike.

SIpas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të jetë me intervale të herëpasherëshme kthjellimesh si dhe alternime vranësirash mesatare dhe të dendura, të cilat do të pasohen me reshje shiu me intenistet të ulët dhe mesatar.

Reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive me shkarkesa elektrike e breshër në pjesën më të madhe të territorit.

Nuk do të mungojnë reshjet e dëborës me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar në relievet malore në veri, verilindje-juglindje të vendit në lartësitë mbi 1000m, kryesisht ditën e Hënë dhe të Enjte.

Ditën e Premte moti do të jetë i kthjellët me kohëzgjatje të orëve me diell.

Vlen të theksohet rritje tejet e theksuar e temperaturave ditën e Mërkurë në të dyja vlerat për shkak të depërtimit të një mase të ngrohtë me origjinë nga Afrika e Veriut si dhe erës jugore.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-juglindje 3-9m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina arrin shpejtësi 11-16m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4 ballë.

Problematike parashikohet të jetë dita e Mërkurë ku era përgjatë vijës bregdetare pritet të arrijë shpejtësi 16-23m/s me dallgëzim në dete të forcës 4-6 ballë.

Të këshilluara

Berisha: Jorgo Goro, kurbani i Xhaçkës

Lideri i opozitës, Sali Berisha është ndalur edhe te arrestimi i kryetarit në detyrë të Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, duke e quajtur kurban të ish-ministres Olta...

19:50

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI