Flash

Denoncimi tek Berisha/ Konsujt e nderit në "shitje"

Lapsi.al 24 March 2024
Denoncimi tek Berisha/ Konsujt e nderit në "shitje"

Ish-kryeministri Sali Berisha, me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan se Gent Gazheli ka bërë rolin e sekserit me pagesë të Edi Ramës.

Sipas Berishës, një gjë e tillë ka ndodhur kur Gazheli, aktualisht drejtor i Doganave, ishte Ambasador i Shqipërisë në Turqi.

Postimi i Berishës: 

Gazheli sekser me pagesë i Edi Ramës për emërime “Konsull Nderi”! Superskandal!

Gjatë kohës në detyrë si Ambasador i Shqiperisë në Turqi, drejtori aktual i doganave, ish-arkëtari i PS Genti Gazheli, premtonte në emër të Ramës emërime Konsulli kundrejt pagesave, rryshfeteve të mëdha. Biznismeni turk Emre Telyar padit Gazhelin për paratë që i ka marrë. Krim qeveritar!

? Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.

Biznesmeni turk Emre Telyar ka ngritur padi ndaj ish ambasadorit tone ne Turqi dhe drejtorit aktual te doganave Genti Gazheli sepse i ka marre para per Ramen per ta emruar Konsull Nderi. Telyarnje kist te parave e ka deguar me banke. Por pasi

Pershendetje Doktorr. Nje mik i imi ne sherbime me shkruan se Gent Gazheli qe sot eshte drejtor i pergjithshem i doganave ne vitin 2019 kur ka qen ambasador i Shqiperis ne Turqi i ka mare para nje biznesmeni Turk nga Izmiri qe te ndermjetesoj tek rama per ta emeruar konsull nderi te Shqiperise ne Izmir dhe pasi e ka mashtruar ky biznesmen e ka padit ne gjyq. Kur e ka par qe gazheli po e mashtronte nje pages e ka bere me banke qe te linte gjurme per ta patur si prove. Po ti nis dokumentat dhe shpjegimin e plote te mikut tim.

File i skanuar eshte vertetimi bankar qe biznesmeni turk nga Izmiri Emre Telyar i ka cuar asistentes te ambasadorit te athershem Genti Gazheli zonjes Nertila Doka. Qe eshte lidhje e hershme e tij dhe sa here shkon ne Ankara e takon e flet sot e kesaj dite.

Tek transferta bankare pershkrimi eshte pagesa e fundit per tu bere konsull i nderit te Shqiperise ne Izmir. Pra bisnensmeni ka kryer disa pagesa cash per kete qellim dhe kur ka kaluar shume kohe pa rezultat ka vendosur qe pagesen e rradhes te kerkuar ta dergonte per te lene gjurme me transferte bankare. Vertetohet nga dokumentat e bankes qe leket e transferuara jane terhequr nga Nertila.

Ndersa fotot jane kallzimi i rregjistruar nga biznesmeni turk ndaj pales shqiptare si dhe me pas komunikime midis avokatit te biznesmenit dhe avokatit te Nertiles ku kjo e fundit pretendon se leket jane kthyer dhe turku duhet te terheqi padine.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI