Flash

Çfarë është “ISIS-K”, grupi që kreu sulmin terrorist në Moskë

Lapsi.al 24 March 2024
Çfarë është “ISIS-K”, grupi që kreu

Pas sulmit të përgjakshëm në Moskë të marrë përsipër nga Shteti Islamik, Shtetet e Bashkuara sollën në vëmendje se si në fillim të marsit e kishin paralajmëruar Rusinë për rrezikun e sulmeve nga ISIS-K, Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit.

I njohur gjithashtu si Wilayat Khorasan, grupi është dega afgane e ISIS dhe që u shfaq për herë të parë në vitin 2014. Emri Khorasan përkthehet "Toka e Diellit" dhe sipas Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, ai i referohet një rajoni historik që përfshin pjesë të Iranit, Afganistanit dhe Pakistanit.

Bazuar në këtë vizion, ISIS-K synon të krijojë një kalifat të ri që bashkon këto tre vende, por edhe disa ish-republika sovjetike, si Turkmenistani, Taxhikistani dhe Uzbekistani.

Scores of people were killed in several explosions at Kabul's Hamid Karzai Airport. The Afghan offshoot of the terror organization “Islamic State,” known as ISIS-Khorasan, IS-K or ISIS-K claimed responsibility for the

Një kërcënim i qartë për Rusinë, e cila nuk harron rebelimet islamike në Kaukazin e Veriut, veçanërisht në Dagestan dhe Çeçeni me dy luftërat e viteve 1990 dhe një seri të gjatë sulmesh të përgjakshme që masakruan civilë në qytete të ndryshme ruse, përfshirë edhe kryeqytetin.

Lideri aktual i grupit është Sanaullah Ghafari, alias Shahab al-Muhajir. Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, ai u emërua në qershor 2020. Nën udhëheqjen e tij, ashtu si grupet e tjera terroriste, edhe ISIS-K synon forcat amerikane, aleatët e tyre dhe civilët. SHBA ofron 10 milionë USD për kapjen ose vrasjen e tij. 

Sanaullah Ghafari: US Offers $10 Million Reward To Help Track ISIS-K Leader

Ndryshe nga organizatat e tjera, ISIS-K lufton hapur kundër organizatave të tjera ekstremiste islamike, siç janë talebanët. Ata janë përgjegjës për sulmin vetëvrasës në aeroportin e Kabulit më 26 gusht 2021. Grupi ishte gati të ndërmerrte gjithashtu veprime kundër komuniteteve hebraike si hakmarrje për operacionet izraelite në Gaza. Vetëm dy javë më parë, shërbimet e inteligjencës ruse pretenduan se kishin eliminuar një celulë të ISIS-it që po planifikonte një sulm kundër një sinagoge në Moskë. ©Marrë nga TG Com LAPSI.al

Të këshilluara

"Gjurmimi", dy të arrestuar në Shkodër

NJOFTIM I POLICISE SE SHTETIT Policia e Shkodrës ka finalizuar pas një pune të mirëfilltë hetimore, me metoda speciale, operacioni policor i koduar “Gjurmimi...

16:03

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI