Flash

Basha i "fiksuar" pas listave të hapura, një "kunjë" edhe për Rithemelimin

Lapsi.al 24 March 2024
Basha i "fiksuar" pas listave të hapura, një

Kreu i PD-së së vulës, Lulzim Basha nga Lushnja deklaroi se Partia Demokratike ka kauza, të cilat do t’i çojë përpara.

Basha theksoi se PD-së i duhen lista të hapura, votim elektronik, baraza e votës dhe votë e diasporës.

"Rrinin në seancën e fundit si të ngrirë se mos iu merrnim Ramën apo Spiropalin. Nuk na duhet ne Rama, as Spiropali, le ti mbajnë e ti gëzojnë. Ne na duhen listat e hapura dhe bashkë me shqiptarët dhe me një koalicion të gjerë partish politike dhe një aleancë vlerash, do të luftojmë për listat e hapura.

Ne na duhet votimi elektronik dhe do të luftojmë për votimin e numërimin elektronik. Shqipërisë i duhet barazia e votës, Shqipërisë i duhet vota e gjysmës së saj që gjendet jashtë vendit. Këto janë kauzat për të cilat do të luftojmë e me të cilat do të bashkojmë shumicën dërrmuese të shqiptarëve në një udhëtim që ka vetëm vetëm një destinacion: krijimin e një mazhorance të re politike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare." - u shpreh Basha.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI