Flash

Vëzhgimet/ Sulmet e mëdha brenda Rusisë ndër vite

Lapsi.al 23 March 2024
Vëzhgimet/ Sulmet e mëdha brenda Rusisë ndër vite

Një nga sulmet më vdekjeprurëse në 25 vjetët e fundit në Rusi ndodhi më 22 mars, kur persona të armatosur sulmuan një sallë koncertesh pranë Moskës, duke vrarë së paku 115 njerëz.

Nga viti 1999 e këndej, brenda Rusisë ndodhën disa sulme të mëdha:

1999 - Bombat shkatërruan blloqe apartamentesh në Moskë, Bujnaksk dhe Volgodonsk. Më shumë se 200 njerëz u vranë. Moska fajësoi çeçenët, kurse këta të fundit fajësuan shërbimet sekrete ruse.

2002 - Rebelët çeçenë morën peng 700 persona në një teatër në Moskë. Forcat speciale ruse sulmuan ndërtesën dhe 129 pengje dhe 41 luftëtarë çeçenë humbën jetën - shumica e tyre nga efektet e gazit narkotik që forcat ruse përdorën për t’i nënshtruar sulmuesit.

2003 - Një shpërthim goditi një tren udhëtarësh jashtë stacionit Jesentuki në Rusinë jugore. Dyzet e gjashtë persona u vranë dhe 160 u plagosën.

2004 - Një sulm vetëvrasës në një tren nëntokësor në Moskë la së paku 39 njerëz të vrarë dhe më shumë se 100 të plagosur. Autoritetet fajësuan separatistët çeçenë.

2004 - Dy aeroplanë rusë pasagjerësh u hodhën në erë pothuajse njëkohësisht nga kamikaze gra, duke vrarë 90 persona. I pari, Tu-134, teksa fluturonte për në Volgograd, u rrëzua në jug të Moskës. Pak minuta më vonë, Tu-154, në fluturim drejt Soçit, u rrëzua pranë Rostovit mbi Don.

2004 - Më shumë se 300 pengje - gjysma e tyre fëmijë - humbën jetën në shkollën Nr.1 në qytetin e Beslanit, në Osetinë e Veriut, pasi ajo u kap nga rebelët që kërkonin pavarësinë e Çeçenisë dhe përfundimin e menjëhershëm të luftës atje.

2006 - Dhjetë njerëz u vranë dhe 50 të tjerë u plagosën nga shpërthimi i një bombe në një treg në periferi të Moskës.

2009 - Shpërthimi i një bombe nxori nga shinat trenin Nevsky Express midis Moskës dhe Shën Petersburgut, që kishte rreth 700 persona në bord. Së paku 26 persona humbën jetën dhe 100 u plagosën. Rebelët çeçenë morën përgjegjësinë.

2010 - Së paku dy shpërthime goditën stacionet e metrosë në Moskë, duke vrarë 40 njerëz.

2011 - Më shumë se 30 njerëz u vranë dhe rreth 130 u plagosën në një sulm vetëvrasës në Aeroportin Domodedovo të Moskës.

2013 - Dy sulmues vetëvrasës vranë 34 persona në një stacion hekurudhor në qytetin e Volgogradit, më pak se dy muaj para se të fillonin Lojërat Olimpike Dimërore 2014, në Soçi.

2017 – Gjashtëmbëdhjetë njerëz, përfshirë një sulmues të dyshuar, u vranë kur një shpërthim goditi një vagon treni në një tunel metroje, në qytetin e Shën Petersburgut./REL

Të këshilluara

Sulmi në Moskë, 11 të arrestuar

Autoritetet ruse kanë bërë 11 arrestime për masakrën në Moskë, sipas informacioneve të fundit, ndërsa videot e reja tronditëse që kanë dalë në dritë, regjistroj...

09:49

Erdogan mallkon Netanjahun për Gazën

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdoan mallkoi kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, për vuajtjet që po u shkakton palestinezëve, sulmi kundër Hamasit në Rri...

18:55

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI