Flash

Sulmi terrorist në Moskë, shkon në 93 numri i viktimave

Lapsi.al 23 March 2024
Sulmi terrorist në Moskë, shkon në 93 numri i viktimave

Numri i viktimave nga sulmi terrorist në Moskë ka shkuar në 93, ndërsa në mesin e të vdekurve raportohet se ka edhe fëmijë.

Ndërkohë më shumë se 100 të tjerë raportohen se kanë mbetur të plagosur pasi persona të armatosur qëlluan me armë në një koncert rock-u në Crocus City Hall në një periferi të Moskës, thotë inteligjenca ruse.

“Trupat janë duke u ekzaminuar. Është vërtetuar përkohësisht se më shumë se 60 persona kanë vdekur në sulmin terrorist. Fatkeqësisht, numri i viktimave mund të rritet”, tha Komiteti Hetimor rus.

Ministri i Shëndetësisë, Mikhail Murashko tha se 115 persona janë në spital, pesë prej tyre janë fëmijë. 60 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë, shtoi ai.

Presidenti Vladimir Putin ende nuk i është drejtuar drejtpërdrejt popullit rus për sulmin e së premtes (22 mars).

Megjithatë, agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass raportoi se zëvendëskryeministrja Tatyana Golikova ka deklaruar se lideri rus u ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve në sulm.

“Presidenti u uroi të gjithëve një shërim të shpejtë dhe përcolli mirënjohjen e tij për mjekët”, citohet të ketë thënë Golikova pas takimit me të.

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se paralajmëroi autoritetet ruse në fillim të muajit mars për një sulm në Moskë.

“Në fillim të këtij muaji, qeveria amerikane kishte informacione për një sulm të planifikuar terrorist në Moskë – që mund të synonte tubime të mëdha, për të përfshirë koncerte”, tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare Adrienne Watson.

Uashingtoni “e ndau këtë informacion me autoritetet ruse”, shtoi ajo.

Por Kremlini i hodhi poshtë këto paralajmërime duke i konsideruar si “propagandë”, edhe pasi SHBA-ja bëri publike shqetësimet e saj për amerikanët që qëndrojnë në Rusi, raporton BBC.

Të këshilluara

Erdogan mallkon Netanjahun për Gazën

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdoan mallkoi kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, për vuajtjet që po u shkakton palestinezëve, sulmi kundër Hamasit në Rri...

18:55

Çfarë pritet nga vizita e Blinken në Izrael

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken pritet të vizitojë sot Izraelin, në përpjekje për të arritur një armëpushim të qëndrueshëm dhe të menjëhershëm në Ga...

13:49

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI