Flash

Rrahja brutale e të riut në Korçë, ende asnjë i arrestuar

Lapsi.al 23 March 2024
Rrahja brutale e të riut në Korçë, ende asnjë i

Katër dhunuesit që rrahën barbarisht një ditë më parë 30-vjeçarin Ramadan Hasani nuk janë kapur ende nga policia.

Spartak Selimi, Kristi Selimi, Marsel Xhakollari dhe Erion Gura pasi kanë goditur me shkopinj bejsbolli dhe leva hekuri 30 vjeçarin brenda një servisi në një lagje periferike të qytetit të Korçës ja kane dale të largohen në drejtim të paditur edhe për policinë lokale e cila i ka shpallur në kërkim.

Për këtë arsye uniformat blu kanë ngritur postblloqe në gjithë hyrje daljet në qytetin më të madh të juglindjes së vendit ndërkohë që zyrtarisht janë njoftuar edhe pikat e kalimit kufitar.

Gjatë këtyre orëve policia ka marrë në pyetje shumë persona përfshi dhe familjarët e agresorëve dhe të dëmtuarit për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarje si dhe asaj çfarë ka ndodhur në 14 Shkurt të këtij viti mes Ramadan Hasanit dhe Spartak Selimit.

Gjithashtu policia ka negociuar me familjarët për të mësuar për të mësuar për vendndodhjen e tyre por ende nuk kanë mundur t’i vendosin nën pranga.

Të këshilluara

Gjendet e vdekur një grua në Korçë

Një grua e moshuar, e cila ishte larguar ditën e djeshme nga banesa, është gjetur e pajetë mëngjesin e sotëm (23 mars) në lumin e fshatit Mbroje në Korçë. 80...

09:30

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI